Agnelli takon Sarrin në Azerbajxhan, ndërmjetës është një…shqiptar

Juventus është në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Masimilliano Allegrit. Zonja ka nisur kërkimet, teksa mediat kanë publikuar shumë emra, nga Ancelotti, Guardiola, Pochetino e Maurizio Sarri.

Në fakt ky i fundit duket se do të jetë dhe kandidati më i mundshëm për të drejtuar Juven sezonin e ardhshëm. “Tuttosport” ka zbuluar dhe ka publikuar një foto këtë të mërkurë, ku shihet presidenti i Juventusit Andea Agnelli në një hotel në Baku të Azerbajxhanit. Në fakt, deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme.

Në fakt, Agnelli ka zgjedhur të qëndrojë, ndoshgta për të ndjekur finalen e Europa League sonte në mbrëmje, në hotelin ku është duke qëndruar ekipi i Chelsea.

Media italiane shkruan se mëngjesin e kësaj të mërkure ka pasur dhe një takim mes Agnellit dhe Sarrit, ku gjasat janë që të dy të kenë biseduar edhe për arritjen e një marrëveshje të mundshme.

Në tavolinë ka qenë i pranishëm dhe agjenti shqiptar Fali Ramadani, i cili është duke bërë ndërmjetësin në negociatat mes Sarrit dhe Agnellit.

Tashmë priten zhvillimet e reja nga kampi bardhezi, ku ndoshta pas finales së sotme të Champions League, Sarri mund të rikthehet në Itali.

Zyrtare: Allegri largohet përfundimisht nga Juventus!

“Massimiliano Allegri nuk do të ulet në stolin e Juventusit në sezonin 2019/2020”, ky është njoftimi i klubit të Juventusit i shpërndarë sot zyrtarisht, pas një takimi që ka pasur trajneri me presidentin e klubi Andrea Agnelli.

Më tej, në njoftimin e klubit të Juventusit, thuhet se gjatë ditës së nesërme do të ketë një konfernecë për shtyp në “Allianz Stadium”, ku do flasi për herë të fundit Max Allegri i shoqëruar nga numri një i klubit, Andrea Agnelli.

Gjatë pesë seszoneve që drejtoi Juventusin, Allegri e udhëhoqi ekipin drejt fitores së 5 kampionateve, 4 Kupa të Italisë dhe dy Superkupa, me plot 11 trofe. Megjithatë, 51-vjeçari nuk arriti të kishte sukses në Champions League, as me ardhjen e Cristiano Ronaldos në Torino.

Skip to toolbar