Exclusive: “Kushtet”, për kapitujt, jo për negociatat

Kryeministri Edi Rama ka arritur të ulë skepticizmin gjerman dhe me shumë gjasë Shqipëria do marrë hapjen e negociatave në 18 tetor, dhe mbledhja e parë ndërqeveritare me Komisionin Europian, mund të mbahet para fundit të dimrit. Nëntë kushtet gjermane, sipas një burimi zyrtar për Realstory.al, janë kushte që lidhen me kapitujt, por jo me hapjen e negociatave. Megjithëse, nuk duket me rëndësi për njerëzit, për shkak se nga Meta e deri te Shpëtim Idrizi, mos hapja quhej fundi i tij, kjo ishte një fitore politike private e Edi Ramës.

Ndoshta ky lajm shtyu sërish Kryeministrin të ftonte opozitën jashtë Kuvendit të bashkohej në tryezën e Reformës Zgjedhore. Pas drejtësisë duket se kjo reformë po kthehet strategjikisht e rëndësishme pasi opozita e re drejtuar nga Rudina Hajdari kërkon ndryshim të sistemit, ndërsa gjithë të tjerët, Rama, Basha, Meta dhe Berisha, nuk duken të dëshiruar të ndryshojnë rregullat që i damkosën çel e mbyll në pushtet.

Lulzim Basha u përgjigj ftohtë por kësaj radhe “Rama ik” e zëvendësoi me “Gjiknuri largohu”, një kusht që për Ramën nuk është domosdoshmërisht i papranueshëm. Ndaj dhe takimi pasdite mes aleatëve të opozitës është interesant, pasi aleatët prej javësh i bëjnë Bashës presion publik dhe privat që të heqë dorë nga kushtet dhe të ulet e bisedojë e bjerë dakord me Ramën për rregullat e reja të lojës. /Realstory.al/

Udhëtimi i Merkel drejt pushtetit: Nga vajza e një prifti, në femrën e parë Kancelare

Një femër hyn në skenën e politikës gjermane…

Një femër nga Gjermania Lindore pa lidhje politike, në fillim ngjitet në majë të partisë konservatore dhe më pas bëhet liderja e Gjermanisë. Ajo është rizgjedhur katër herë deri tani dhe është në vitin e saj të katërmbëdhjetë si Kancelare. Edhe pse pa fëmijë, shkrimtarja gjermane Juli Zeh e ka quajtur atë “Mutti” – nëna e sigurisë gjermane.

Kur ‘Mutti’ ishte ‘Angie’

Kur Angela Dorothea Kasner e vogël ishte duke u rritur, kush mund të mendonte se ajo do të bëhej një nga personat më të fuqishëm në botë? Shumë punë, praktike, strikte – Angie e vogël u rrit në një shtëpi protestante në qytetin Templin në Gjermaninë Lindore. Babai i saj ishte prift dhe mamaja kujdesej për të dhe tre vëllezërit e motrat më të vegjël.

Rrënjë polake

Gjyshja Greta dhe gjyshi Ludwig në fotografi me djalin e tyre Horst Kazmierczak , babain e Angela Merkel. Familja Kazmierczak jetonte në Poznan, një qytet polak nën pushtimin prusian. Në vitin 1930, kur emigruan në Berlin ata e ndryshuan mbiemrin në Kasner. Në vitin 2013 kur u bënë publike rrënjët polake të Kancelares u bë një zhurmë e madhe.

Pushime në Gjermaninë Lindore

Pasi mbaroi gjimnazin në vitin 1973 pothuajse me nota perfekte, Angie bëri pushime në kamping. Ajo shkëlqeu në rusisht dhe matematikë dhe ishte pjesë e lëvizjes komuniste “Rinia e Lirë Gjermane”. Merkel është liderja e parë gjermane që vjen nga Gjermania Lindore.

Fizikë kuantike

Angela studioi fizikë në Lajpcig, qyteti ku takoi edhe bashkëshortin e saj, Ulrich Merkel. Ai më vonë e cilësoi si “si një vajzë shumë miqësore, të hapur dhe e natyrshme”. Ajo pëlqente të udhëtonte, si këtu në Pragë (e treta nga e djathta ) në vitin 1982. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore dhe bëri doktoraturën në kimi kuantike.

Mësuesi

Merkel u bë aktive në politikë e u bashkua me opozitën në Gjermaninë Lindore, kur Perdja e Hekurt ishte duke rënë në vitin 1989. Partia e saj u bashkua me Unionin Kristian Demokrat (CDU) pas bashkimit të Gjermanisë. Kancelari Helmut Kohl e mori Merkel në krahun e tij dhe e bëri pjesë të kabinetit edhe pse ajo nuk kishte lidhje dhe eksperiencë.

Forcë e pandalshme

Merkel në fillim u bë sekretare e përgjithshme e CDU dhe më pas lidere e partisë. Kur partia formoi një koalicion të gjerë me social demokratët pas zgjedhjeve të vitit 2005, ajo u bë Kancelarja e parë femër në Gjermani. Më2018 ajo u tërhoq nga posti i kryetares së CDU-së duke vazhduar drejtimin e qeverisë si kancelare.

Ajo që qesh e fundit…

Merkel ka reputacion të fortë në një botë politike të dominuar nga meshkujt. Si liderja e vendit me ekonominë më të fortë në Europë, zëri i saj ka patur peshë gjatë krizës financiare dhe ka luftuar për interesat e Gjermanisë. Kritkët e akuzojnë se ajo bën shumë manovra politike dhe se nuk reagon në kohë.

Jetë modeste

Merkel u divorcua nga burri i saj i parë: “Një ditë ajo bëri gati valixhet dhe u largua”, tha ai. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer, një profesor kimie. Edhe pse ajo nuk ka fëmijë të sajë, Sauer ka dy djem nga martesa e mëparshme. Merkel dhe Sauer jetojnë në një apartament modest në Berlin (fotoja më sipër) dhe kanë në pronësi një dyqan.

Pushime italiane

Merkelit i pëlqen t’i kalojë pushimet në ishullin italian të Iskias, ku noton dhe bën hiking me bashkëshortin e saj. Ndërsa në dimër ajo preferon skitë.

Një mbrëmje në Opera

Merkel rrallë herë bie në sy me veshjet e saj. Këtu merr pjesë në hapjen e Operas së Oslos në krah të ish-kryeministrit të atëhershëm norvegjez , Jens Stoltenberg. Kjo veshja atëherë shkaktoi shumë diskutime në Gjermani. Merkel pëlqen muzikën klasike dhe është një vizitore e rregullt e Festivalit Wagner në Bayreuth.

Histori suksesi gjermane

Merkel ndjek nga afër kombëtaren e futbollit të Gjermanisë në ndeshje të rëndësishme. Pas fitores së Kupës së Botës më 2014, së bashku më Presidentin Joachim Gauck, ajo vizitoi skuadrën në dhomat e zhveshjes. / DW

Angela Merkel në zi. Humb njeriun a afërt

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka humbur nënën e saj në moshën 90-vjeçare. Mediat gjermane shkruajnë se nëna e Merkel, Herlind Kasner është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në ditët e para të muajit prill, por kancelarja gjermane ka kërkuar që të respektohet privatësia e familjes.

Kancelarja Merkel është tepër e kufizuar kur vjen fjala për të folur për jetën e saj private, mirëpo në një intervistë të dhënë në 2016-tën, ajo ka treguar për marrëdhënin me të ëmën, duke thënë se kishin komunikim të vazhdueshëm përmes telefonit.

Merkel shtoi se nëna e saj ishte shumë e dhënë pas lajmeve dhe gazetave, po bisedat mes tyre fokusoheshin përgjithësisht në tema familjare.

Herlind Kasner deri në vitet ’80 ka punuar si mësuese e Anglishtes dhe Latinishtes, ndërsa më vonë është tërhequr nga jeta aktive.

Skip to toolbar