Angela Merkel në zi. Humb njeriun a afërt

Më të fundit


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka humbur nënën e saj në moshën 90-vjeçare. Mediat gjermane shkruajnë se nëna e Merkel, Herlind Kasner është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në ditët e para të muajit prill, por kancelarja gjermane ka kërkuar që të respektohet privatësia e familjes.

Kancelarja Merkel është tepër e kufizuar kur vjen fjala për të folur për jetën e saj private, mirëpo në një intervistë të dhënë në 2016-tën, ajo ka treguar për marrëdhënin me të ëmën, duke thënë se kishin komunikim të vazhdueshëm përmes telefonit.


Merkel shtoi se nëna e saj ishte shumë e dhënë pas lajmeve dhe gazetave, po bisedat mes tyre fokusoheshin përgjithësisht në tema familjare.

Herlind Kasner deri në vitet ’80 ka punuar si mësuese e Anglishtes dhe Latinishtes, ndërsa më vonë është tërhequr nga jeta aktive.




Skip to toolbar