Bindja Demokratike ka ankimuar procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore ku ajo konkurroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie. Pas rrëzimit të disa prej kërkesave të saj nga KQZ, këtë herë Bindja Demokratike kërkon që të shpall të pavlefshme zgjedhjeve në të gjitha Qendrat e Votimit të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë dhe Bashkia Shkodër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që do të shqyrtojë kërkesat e BD ditën e hënë në orën 11:00. Më herët KQZ i ka hedhur poshtë disa nga animimet e partisë Bindje Demokratike për disa zona zgjedhore, me arsyetimin e nuk kishte prova që vërtetonin akuzat e saj.
Në akuzat e partisë Bindja Demokratike thuhet se procesi u administrua keq dhe ka pretendon se ka pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj.
Ankimimi është dorëzuar në KQZ nga anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj.