Shqipëria me avokate në PE. Kokalari sulmon Macron

Eurodeputetja shqiptare, që përfaqëson Suedinë në Parlamenti Europian, Arba Kokalari foli ashpër ndaj Presidentit të Francës Emanuel Macron për përdorimin e vetos për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë fjalës që mbajti në seancën e diskutimit të rezolutës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Arba Kokalari e quajti të tmerrshëm vendimin e përdorimit të vetos nga Macron për të bllokuar negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Presidenti Macron erdhi këtu dy vite më parë dhe tha se çfarë mendon për demokracinë dhe BE. Tregoi se duhet të vazhdojmë në rrugën e reformave, dhe unë jam shumë dakord me këtë. Tani e shikoj të tmerrshme që Macron dhe Franca e përdorën veton për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Kokalari.

Më tej, ajo theksoi se me këtë mos vendim për të hapur negociatat, BE i hapi rrugën Turqisë, Rusisë dhe Arabisë Saudite në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “I gjithë procesi i zgjerimit ka qenë shumë dobiprurës, për inkurajimin e demokracisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe ecurinë e reformave. Ne duhet t`i inkurajojmë këto shtete, që po ndërtojnë demokracinë, që të vazhdojnë të ecin në këtë rrugë sepse nëse BE nuk do jetë prezente në rajon, Turqia, Rusia dhe Arabia Saudite do të hynë. Ne na duhet një BE që të jetë e bashkuar si në Perëndim ashtu dhe në Lindje”, tha deputetja shqiptare në Parlamentin Europian. /Realstory.al/

Eurodeputetja Arba Kokalari merr postin e rëndësishëm në PE

Arba Kokalari, mbesa e Musine Kokalarit internuar nga sistemi komunist, ka marrë një post të rëndësishme në Parlamentin evropian,. Pasi u zgjodh eurodeputete për të përfaqësuar zërin e Suedisë, Arba Kokalari është zgjedhur edhe zëvendëspresidente e  Parlamentit Europian për Partitë Popullore si dhe raportuese e BE-së për Stambollin, dy poste mjaft të rëndësishme për eurodeputeten e parë shqiptare. Lajmi është dhënë nga vetë Arba në Facebook.

“Jam emëruar zëvendëspresidente e  Parlamentit Europian për Partitë Popullore si dhe raportuese e BE-së për Stambollin, ku do të fokusohem tek ndalimi i dhunës ndaj grave., i cili është një mbrojtje për ndalimin e dhunës ndaj grave. Dhuna ndaj grave është një problem serioz që kërkon veprim të fuqishëm. Suedia tashmë ka nënshkruar konventën. Tani është koha që e gjithë BE-ja ta bëjë atë.” – ka shkruar Kokalari

Arba Kokalari, nën programin e partisë “Moderata” arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986, më pas bashkë me prindërit, motrën dhe vëllain emigruan drejt Suedisë. Arba është mbesa e Musine Kokalarit, shkrimtarja jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunist.

🌟JAG SKA LEDA ARBETE I EU FÖR ATT STOPPA VÅLD MOT KVINNOR! Jag har blivit utsedd till vice gruppledare i…

Gepostet von Arba Kokalari am Mittwoch, 18. September 2019

Eurodeputetja e parë shqiptare, Arba Kokalari nis punën në PE

Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari njofton se ka nisur punën zyrtarisht. Megjithëse ajo përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian, Kokalari është shqiptare dhe është mbesa e Musine Kokalarit të cilën e vranë komunistët.

Arba Kokalari kandidoi për partinë Moderaterna në Suedi, që është pjesë e Partive Popullore Europiane, pra të spektrit të djathtë. Partia e saj fitoi 17.6% të votave, dhe do të përfaqësohet me 4 deputetë në parlamentin europian. Mes tyre dhe Arba Kokalari që është shqiptarja e parë që fiton një vend në Parlamentin europian.

Ndërkaq sa i përket detyrës së re, ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.

🇪🇺 IDAG GÖR JAG MIN FÖRSTA DAG SOM EU-PARLAMENTARIKER! Är rörd över att få bära detta hedersuppdrag av väljarna och få…

Gepostet von Arba Kokalari am Dienstag, 2. Juli 2019
Skip to toolbar