Përgjimet e plota të Bildt: “200 mijë lekë për 4 vota”

Në një prej përgjimeve të publikuara nga Bild, që i përkasin dosjes 184 të Prokurorisë, dëgjohet një bisedë mes Arben Keshit dhe një qytetari, i paidentifikuara deri më tani, ku ky i fundit i thotë Arben Keshit se ka një rast ku një person kërkon 200 mijë lekë për katër vota. Personi, që nuk identifikohet në bisedën e publikuar nga Bild, i thotë Arben Keshit se ka kryer sigurimin e disa votave, ndërsa i përmend disa raste me emër.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Arben Keshi – hë mo?

Personi me nr: 0686434568 – Kam një Altin këtu te shtabi?

Arben Keshi –  Ku di gjë unë, kush është Altini?

Personi me nr: 0686434568 – Si?

Arben Keshi – I kujt është Altini?

Personi me nr: 0686434568 – I Isuf Qokut, ish nxënësi im…

Arben Keshi – Po, çfarë ka ai?

Personi me nr: 0686434568 – Problemi i tij është se ai do 20.000 lekë, thotë se ka katër vota. Do të fejohet tani këtu në Tërnova. Kam folur me Shemsiun më tha, ka një problem Shemsiu, komunikova pardje…

Arben Keshi – Po

Personi me nr: 0686434568 – Atij zotrisë së Kollashinit, komunikova gjithë rrugës, i tha të ëmëës. Në emër tënd…

Arben Keshi – Jo në emër tim…

Personi me nr: 0686434568 – Në emër tim, në emër të Drejtorit të Arsimit, ia thashë…

Arben Keshi – Ok.

Personi me nr: 0686434568 – E mbarova punën me të. Edhe Gëzim Hoxhën që e kisha problem sepse ishte në Itali dhe Amerikë dhe erdhi sot, është me ne, se ai është kushëri me vjerrën time, Gëzim Hoxha. Vjerra ime është mbesë e Ismail Merlanit.

Arben Keshi – Po e di…

Personi me nr: 0686434568 – Merlani dhe Gëzimi janë kushërinj të dy ata.

Arben Keshi – ok në rregull.

Personi me nr: 0686434568 – Është e mbaruar ajo punë, nuk ka… Bujar Kurtazin e kam komunikuar prap sot, dhe Vebi Muhametin… këtë e ke, kunata e Vebiut është mbesa e Rem Ramës.

Arben Keshi – Ata vëllezërit e Vebiut na çan dërrasat tu u zënë, ti na thua…

Personi me nr: 0686434568 – Jo, jo, s`ka lidhje me ata fare ai, është pa parti, nëse ke informacionin më të vogël ma thuaj mua.

Arben Keshi – Jo, nuk kam.

Personi me nr: 0686434568 – Unë ti kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Dhe atij zotrisë pardje ia kam bërë të qartë në sy të Bujar Spahiut. Ja kam thënë mu para lokalit Begut.

Arben Keshi – Në rregull, e di…

Personi me nr: 0686434568 – Po qe se ashtu, pyete Neik Ukën. Pyet dhe Din Jasharin…

Dëgjo këtu AUDIOPËRGJIMIN E PLOTË

Përgjimet e Bild, burri i ministres së Mbrojtjes, falenderon zyrtarin e Ministrisë së Brendshme

Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë nga gazetari Peter Tiede, pasditen e kësaj të hëne janë publikuar audiopërgjimet e tjera nga gazeta gjermane, Bild. Në përgjimet e reja, dëgjohen dhe biseda të Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarë të Policisë së shtetit.

Në një prej këtyre përgjimeve, dëgjohet një bisedë edhe mes ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtorit në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi, të cilët flasin për fushatën elektorale në zonën e Maqellarës në Dibër.

Gaçi dhe Keshi kanë një komunikim normal, ku gjatë gjithë bisedës së tyre nuk flitet për blerje vote apo problematika të kësaj natyre, por thjesht Artan Gaçi i shpreh falënderimin në emër të Kryeministrit Edi Rama për punën e bërë në zonën e Maqellarës. Për më tepër lexoni bisedëne  plotë.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Arben Keshi- Mirëmëngjes

Artan Gaçi – Mirëmëngjes, çfarë bëre?

Arben Keshi – si kalove ti?

Artan Gaçi – Isha në Ndroq me shefin e madh dhe më foli me superlativa për ty.

Arben Keshi – Faleminderit

Artan Gaçi – Nga ai, nga ai, unë po e po. Ai më tregoi dhe historinë e 2011, i ke pikët maksimale…

Arben Keshi – Inshallah kthehen në realitet se ngela tre vjet…

Artan Gaçi – Jo jo, ke vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjitha ato, gjithë Maqellarën e ke ti. Ai është, tha. ‘është tha, e ka kopsitur, e ka bo aty, tha, komplet të gjitha gjërat’. Edhe në 2011 fitoi tha, por ashtu ndodhën ca me një kuti.

Arben Keshi – Hajt mo çfarë të bësh…

Artan Gaçi – ‘Merita e Benit’, tha.

Arben Keshi – Rrofsh faleminderit…

Artan Gaçi – Desha me ta thonë…

Arbe Keshi – Faleminderit…

Artan Gaçi – Kur të vish në Tiranë lidhemi…

Arben Keshi – Ok

Përgjimi Gaçi-Keshi

Skip to toolbar