Përgjimet e Bild, burri i ministres së Mbrojtjes, falenderon zyrtarin e Ministrisë së Brendshme

AKTUALITET


Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë nga gazetari Peter Tiede, pasditen e kësaj të hëne janë publikuar audiopërgjimet e tjera nga gazeta gjermane, Bild. Në përgjimet e reja, dëgjohen dhe biseda të Kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarë të Policisë së shtetit.

Në një prej këtyre përgjimeve, dëgjohet një bisedë edhe mes ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshort i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtorit në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi, të cilët flasin për fushatën elektorale në zonën e Maqellarës në Dibër.


Gaçi dhe Keshi kanë një komunikim normal, ku gjatë gjithë bisedës së tyre nuk flitet për blerje vote apo problematika të kësaj natyre, por thjesht Artan Gaçi i shpreh falënderimin në emër të Kryeministrit Edi Rama për punën e bërë në zonën e Maqellarës. Për më tepër lexoni bisedëne  plotë.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Arben Keshi- Mirëmëngjes

Artan Gaçi – Mirëmëngjes, çfarë bëre?

Arben Keshi – si kalove ti?

Artan Gaçi – Isha në Ndroq me shefin e madh dhe më foli me superlativa për ty.

Arben Keshi – Faleminderit

Artan Gaçi – Nga ai, nga ai, unë po e po. Ai më tregoi dhe historinë e 2011, i ke pikët maksimale…

Arben Keshi – Inshallah kthehen në realitet se ngela tre vjet…

Artan Gaçi – Jo jo, ke vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjitha ato, gjithë Maqellarën e ke ti. Ai është, tha. ‘është tha, e ka kopsitur, e ka bo aty, tha, komplet të gjitha gjërat’. Edhe në 2011 fitoi tha, por ashtu ndodhën ca me një kuti.

Arben Keshi – Hajt mo çfarë të bësh…

Artan Gaçi – ‘Merita e Benit’, tha.

Arben Keshi – Rrofsh faleminderit…

Artan Gaçi – Desha me ta thonë…

Arbe Keshi – Faleminderit…

Artan Gaçi – Kur të vish në Tiranë lidhemi…

Arben Keshi – Ok

Përgjimi Gaçi-Keshi




Skip to toolbar