Sekuestro pronash? Unë nuk kam asnjë metër tokë

Ish-deputeti Arben Ndoka ka reaguar në mënyrë të menjëhershme lidhur me lajmin se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestro të pasurisë së tij.

Ndoka thotë se këto lajme janë të pabaza dhe se nuk ka asnjë metër toke askund të sekuestruar apo të pa sekuestruar.

“Shpesh herë viteve të fundit që pas angazhimit tim në politikë, akuzat ndaj meje hiperbolizohen. Nuk e di ku janë këto prona që më paskan konfiskuar mua, kur unë nuk kam asnjë metër toke askund.

Pse nuk e dokumentoni me fakte atëherë meqenëse me papërgjegjshmërinë më të madhe postoni lajme të tilla mediokre? Prokuroria mund të sekuestrojë dhe detin Adriatik, por unë nuk kam asnjë metër toke të sekuestruar e as të pa sekuestruar. Nuk ka shans as prokuroria, as portalet, as oficerët gjyqësor profesionist të konstatojnë prona apo firma të falsifikuara që kanë të bëjnë me mua. Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazën..!” – shkruan Ndoka

Sekuestrohet pasuria e ish deputetit Arben Ndoka

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë urdhërin për sekuestrimin e pasurisë së ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Pasuria e ish deputetit Ndoka kap një vlerë prej 40 milionë euro dhe përfshin një sipërfaqe prej 300 mijë metër katror tokë në bregdet në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

Sipas prokurorisë e gjithë kjo sipërfaqe toke në bregdet është përfituar duke falsifikuar dokumentet në mënyrë të jashtëligjshme.

Prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, ndërsa sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca.

Ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka u arrestua gjatë operacionit të koduar “Volvo 4” në vitin 2018 dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Arben Ndoka kërkon heqjen e masës “arrest shtëpie”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, i është drejtuar mëngjesin e sotëm Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë, ku ka kërkuar heqjen e masës “arrest shtëpie”.

Masa ndaj ish deputetit socialist është dhënë gjatë hetimeve për çështjen “Vol-Vo 4” ku gjatë operacionit policor u arrestuan 34 persona mes tyre dhe ish deputeti Ndoka.

Ndërkaq krimet e Rënda i kanë sekuestruar pasurinë e ish-deputetit Ndoka ndërkohë që ai dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, dhe korrupsion.

Arrest shtëpie për ish deputetin, rrëzohet kërkesa

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka kërkoi sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda heqjen e masës arrest shtëpie, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjykata. Trupi gjykues vendosi që ish deputeti të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa mbi të rëndojnë një sërë akuzash.

Ai u arrestua së bashku me 34 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”.

Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”, ndërsa në këtë gjykim është edhe ish-deputeti Arben Çuko, i akuzuar për “korrupsion”.

Skip to toolbar