Për
analistin Arion Sulo, situata e krijuar pas tërmetit shkon në favorin e
Kryeministrit Edi Rama. Në studion e “Real Story”, Sulo u shpreh se Rama, përpara
tërmetit, ishte “pa punë”, ndërsa tërmetin po e përdor për të rindërtuar figurën
e tij.
“Nuk
jam dakord me Vasjarin që nuk është produktiv. Rama vjen nga një moment kur nuk
kishte asnjë punë në dorë. Rama ishte pa punë. Këtu nis gjithë cirku politik i
radhës. Ajo që ai mendon është se tërmeti shkatërroi Shqipërinë, ai mendon ta
rindërtojë figurën e vetë. Ai mund ta rindërtonte figurën e vetë nëse do e menaxhonte
mirë. Rama deri tani nuk e ka bërë këtë gjë”, tha Sulo.
Më
tej, Sulo tha se Rama është në momentin e shfaqjes. Sipas tij, ai po sulmon
median nga që mungon transparenca. “Është në momentin e shfaqjes. Po bëhet qëllimisht
për të fshehur fatkeqësinë njerëzore. Plani i tij dhe kryefjala do të jetë tërmeti.
Do të bëj të njëjtën gjë siç ka bërë të “Lungomare”, “Stadiumi”, e të gjitha të
tjerët”.
“Ai
po sulmon mediat se mungon transparenca. Asaj zonjës në Laç i tha prandaj nuk
je martuar se ti nuk durohesh. Atij në Kënetë i thoshte hajde këtu, atij në Laç
i tha kush je ti që rri këtu, ik nga takim. Kryeministri me gjithë pushtetin
ekzekutiv kërkon që të heqë lirinë e fjalës”, tha ndër të tjera Sulo./Realstory.al/
Ngërçi i ndodhur në Gjykatën Kushtetuese solli debate në studion e emisionit “Real Story”. Analisti Skënder Minxhozi tha se për këtë situatë të gjithë e kanë fajin dhe i gjithë ky ngërç politike vjen si pasojë e mos komunikimit total të institucioneve.
“Republika është tërësisht në drejtim të paditur. Dhe të flasësh sot për procedurë është absurde. Situata e sotme tregon se çfarë lëmshi shqiptarët arrijnë të prodhojnë në një shtet mbi 100 vjeç. Për mendimin tim në rastin e Gjykatës Kushtetuese Presidenti është vendosur në një lojë bllokuese indirekte. Për mua është i paragjykuar se do ta bllokojë për të shmangur shkarkimin e tij. Topi hidhet sa tek Presidenti, Kuvendi, KED, kjo tregon se ka një mos komunikim total mes palëve dhe institucioneve” tha Minxhozi.
Ndërsa për analistin Arion Sulo, Presidenti ka qenë i paragjykuar nga KED në lidhje me listat për zgjedhjet e anëtarëve të Kushtetueses. Sulo tha se Meta është paragjykuar nga maxhoranca dhe KED, duke u nisur nga fakti se ka gjasa që kreu i shtetit të mos jetë dashamirës ndaj reformës në drejtësi.
“Procesi është paragjykuar nga të gjithë. Ne
na lejohet që të paragjykojmë këdo, por nuk i lejohet palëve që të paragjykojnë
njëra tjetrën. Paragjykimi i parë është bërë nga vetë KED që i ka çuar dy lista njëherësh pasi Meta është i paragjykuar të bllokojë Kushtetuesen
dhe Reformën në Drejtësi. Ky është paragjykimi i parë politik. Paragjykimi i
dytë ishte se po t’i çonin listat njëra pas tjetrës ai do të zgjidhte
Xhaferllarin. Kanë tentuar t’i imponojnë presidentit zgjedhjen” tha Sulo.
Shkarkimi i Ilir
Metës nga mazhoranca, ka shkaktuar debate të ashpra në studion e emisionit
“Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24. Pyetjes së drejtpërdrejt të
drejtuesit të emisionit, se nëse “Meta do të shkarkohet”, analistët Vasjari dhe
Zaloshnja, kanë shprehur mendimin se mazhoranca do ti shkojë deri në fund këtij
akti. Ndërkohë, Arian Vasjari ka dhënë dhe argumentat ku Meta, sipas tij, ka bërë
shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për këtë duhet shkarkuar. “Kam përshtypjen
se është orientuar nga çështje më pak problematike. Për këto unë nuk do ta
shkarkoja presidentin. Kujt i referohem? I referohem dekretit për zgjedhje.
Këto janë gjithsesi shkelje. Dua të them jo shfuqizim i dekretit. Fakti që
Presidenti ka anashkaluar, konsultimin me partitë politike, është një shkelje.
Po mendoj se Presidenti për këtë shkak nuk mund të shkarkohet sepse ka
argumenta”, tha Vasjari.
Ndërkohë, sipas Vasjarit, dy janë shkeljet e rënda të Kushtetutës nga Ilir Meta. Shkelja e nenit 86, që tregon se “kryetari i shtetit përfaqëson unitetin e popullit” dhe “ka hyrë në konflikt me parimin e neutralitetit”. Sipas Arian Vasjarit, këto dy pika, janë arsye të forta pse Ilir Meta nuk duhet të jetë më President. “Çështja e shfuqizimit dhe dekretimit duke anashkaluar partitë politike, për mua nuk është shkelje e rëndë. Ajo çfarë është shkelje e rëndë e Presidentit të Republikës, neni 86 është neni i cili; kryetari i shtetit 1; përfaqëson unitetin e popullit; 2 ka hyrë në konflikt me parimin e neutralitetit. Kjo është shumë e rëndë. Është fakti që zoti Meta ka rrëzuar nenin 86 të Kushtetutës dhe ka rrëzuar parimin e neutralitetit të vendit”, tha Vasjari.
Ndërkohë, analisti
Eduard Zaloshnja u shpreh se Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të thotë
fjalën e fundit. Megjithatë, sipas tij, shkarkimi i presidentit, para se të
bëhen ndryshimet kushtetuese, do të krijojë probleme të mëdha elektorale në
vend. “Unë kam dëgjuar të dyja palët, por në fund të fundit arbitri
përfundimtar është Gjykata Kushtetutese. Edhe Palmer këtë tha; 30 qershori
duhet të bëhet, por duhet të krijohet Gjykata Kushtetuese. Politikisht unë them
se do shkarkohet. PS e ka ndarë mendjen për ta shkarkuar. Politikisht shoh një problem
të madh për zgjedhjet e ardhshme. Krijohet një tension i madh, nga pikëpamja
elektorale do krijojë probleme. Unë nuk jap dot opinion, unë si ekspert
elektoral mund të them se kjo do të krijojë një problem të madh, nëse nuk
ndryshohet Kushtetuta”.
Ndërkohë, analistia
Arian Vasjari u shpreh se fakti që Ilir Metën e kanë shmangur ndërkombëtarët
deri më tani, krijon përshtypjen që ndaj Presidentit ka dhe një konspiracion ndërkombëtar.
“Në rrethanat që janë regjistruar deri më tani, me shmangjen e takimit me disa
ndërkombëtar, kam përshtypjen që ndaj Ilir Metës ka një konspiracion edhe ndërkombëtar”,
ka thënë Vasjari.
Ish-nënkryetari i
Grupit Parlametar të LSI, Përparim Spahiu, i ftuar në emision, deklaroi se ai
personalisht, do të ishte gati të shkonte në zgjedhje të dielën e ardhshme me
Edi Ramën. Por, Spahiu u shpreh se ky vendim i takon shumicën për t`u marrë. “Ky
është një diskutim që do mblidhemi ne si LSI. Mendim personal i imi, unë shkojë
në zgjedhje me Ramën të dielën që vjen. Ne u regjistruam për 13 tetorin, por në
30 qershor ishte shumica që vendosi. Edhe tani do jetë shumica që do vendosë”.
Përparim Spahiu edhe pse e cilësoi presidentin Meta si pjesë të krizës, shtoi se fal tij u arrit të shmangej lufta në vend. I ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokola Balla në News 24, Spahiu tha se është fat për vendin që ka një president të tillë pasi është një nga politikanët më të mirë dhe me vendimin e tij për shfuqëzimin e 30 qershorit ai arriti të parandalonte luftën. Për Spahiun, ky ishte një vendim i duhur i marrë nga Meta duke thënë se ai ka kërkuar vetëm të mbrojë përfaqësimin e gjerë politik në zgjedhje.
“Në gjithë këtë
situatë dhe zallahi ku presidenti është epiqendra e diskutimit, them se Meta
ishte në të drejtën e tij dhe ka bërë zgjedhjen e duhur. Është gjëja më e mirë
që një politikan si Meta është President. Nuk mund të them se Meta është
përfaqësues i ekstremit të majtë, por roli i tij është të sigurojë përfaqësimin
politik dhe këtë bëri me dekretin e tij për shfuqizimin e 30 qershorit. Meta
është presidenti më i mirë që kemi pasur. Më vjen shumë mirë që Komisioni i
Venecias është ftuar nga qeveria për të dhënë mendimin e tij për rastin e
Presidenti Meta, në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Do shohim
konkluzionet e Venecias, që të gjithë besojmë se është institucion i besueshëm.
Ilir Meta është pjesë e krizës, por me pjesa më e mirë është se po mundohet të
tregojë zgjidhjen për të. Meta me dekretin e tij u munduar të parandalojë për
të pasur një 30 qershor që denigroi Ramën personalisht. Meta ka meritën
kryesore që nuk pati luftë.” tha Spahiu
Gjatë debatit
politik në emisionin Real Story, Spahiu pati replika edhe me analistin Arian
Vasjari, i cili tha se nuk mund ta quaj dot presidentin Meta si një përfaqësues
të unitet të popullit shqiptar dhe për të ai është faktor i krizës politike.
“Ajo çfarë po ndodh me Presidentin, është një anomali substanciale , pasi
presidenti është pjesë e krizës, nuk ka rëndësi ka të drejte apo jo. Fakti
është ky që për aq kohë Meta është si pjesë apo faktor i krizës ka diçka që nuk
shkon. Pyetja është: A është Presidenti i Republikës, sot simbol i
unitetit? Presidenti mund të këtë gjithë
të drejtën mbi veprimet e tij, por për unitetin kombëtar nuk shprehet dot
Gjykata Kushtetuese.” tha Vasjari.
Analisti Arian Vasjari ëshë shprehur në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se Ilir Meta nuk përfaqëson më unitetin kombëtar. “Neni 86, thotë: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Sot, a është Zoti Meta uniteti i popullit. Nuk përfaqëson unitetin e popullit. Koncepti unitet i popullit është një koncept që bazohet te perceptimi që shoqëria ka te Presidenti i Republikës. Rama përfaqëson gjysmën e popullit shqiptar. Presidenti i Republikës sot nuk është neutral. Kemi një krizë dhe duhet ta zgjidhim, ky është problemi”, tha Vasjari.
Sipas tij,
Presidenti duhet të ishte faktor për të zgjidhur krizën, por ai u bë pjesë e
krizës. Në deklaratat e Ilir Metës, sipas Arian Vasjarit, narrativa nuk është ajo
e një presidenti republike, por e një pale politike. “Presidenti duhet të ishte
faktor për të zgjidhur krizën, por ai është pjesë e krizës. Ne nuk po debatojmë
sot se Ilir Meta nuk ka pasur një shumicë për tu bërë president. Nuk kemi
narrativën e një presidenti republike. Kemi narrativën e një pale politike. Së
pari presidenti është aty si investim politik”, tha Vasjari.
Megjithatë,
analisti Arion Sulo, ka kundërshtuar duke u shprehur se përplasja mes
Presidentit dhe Kryeministrit ndodh edhe në vende të zhvilluara. “Ka përplasje
kryeministri – presidenti ka gjithandej. S’ëshët gjë e mirë të jesh mbi palët
dhe të përfaqësosh interesat e popullit. Tjetër është edhe Venecia, e kthen në
simbol të unitetit të popullit sikundër e rrëzon”, tha Sulo.
Analisti Eduard
Zaloshnja, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në News 24,
deklaroi se Alfred Moisiu ka qenë i vetmi president që ka ulur palët për
zgjidhjen e krizës në vend. Sipas tij, Moisiu e bëri këtë gjë, pasi ishte i
vetmi president që u votua në parlament me konsensusin më të madh nga partitë
politike. “Moisiu është i vetmi
president shqiptar që është zgjedhur me shumicë dërrmuese në parlament. Ai është
i vetmi që ka mbledhur palët të ulen dhe të bien dakord për shtyrjen e
zgjedhjeve. Gjithë krizat e tjera janë zgjidhur me një amerikan, me Palmer, etj
etj”, tha Zaloshnja.
Sipas tij, Meta ka
vënë një bast për opinionin e Komisionit të Venecias se “nëse ata thonë që ka shkelur Kushtetutën, do
të jap dorëheqjen”. Zaloshnja shprehet se probabiliteti që Venecia të thotë se
“Meta ka shkelur Kushtetutën është zero”. “Meta vuri bast dhe tha; Nëse unë kam
shkelur kushtetutën, do jap dorëheqjen. Kjo bazohet në një probabilitet. Të
gjithë opinionet e Komisionit të Venecias, kanë qenë diku midis ‘Po’ dhe ‘Jo’.
Si president, Meta mund të thotë nesër që ky argument është pro meje ky kundër
meje. Propabilitetit është zero, që Venecia të thotë që Ilir Meta ka shkelur
Kushtetutën”, është shprehur Zaloshnja. /Realstory.al/
Analisti Arian Vasjari ëshë shprehur në
emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se Ilir Meta nuk përfaqëson më
unitetin kombëtar. “Neni 86, thotë: Presidenti i Republikës është kryetar i
shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Sot, a është Zoti Meta uniteti i
popullit. Nuk përfaqëson unitetin e
popullit. Koncepti unitet i popullit është një koncept që bazohet te
perceptimi që shoqëria ka te Presidenti i Republikës. Rama përfaqëson gjysmën e
popullit shqiptar. Presidenti i Republikës sot nuk është neutral. Kemi një krizë
dhe duhet ta zgjidhim, ky është problemi”, tha Vasjari.
Sipas tij, Presidenti duhet të ishte faktor për
të zgjidhur krizën, por ai u bë pjesë e krizës. Në deklaratat e Ilir Metës,
sipas Arian Vasjarit, narrativa nuk është ajo e një presidenti republike, por e
një pale politike. “Presidenti duhet të ishte faktor për të zgjidhur krizën,
por ai është pjesë e krizës. Ne nuk po debatojmë sot se Ilir Meta nuk ka pasur
një shumicë për tu bërë president. Nuk kemi narrativën e një presidenti
republike. Kemi narrativën e një pale politike. Së pari presidenti është aty si
investim politik”, tha Vasjari.
Megjithatë, analisti Arion Sulo, ka kundërshtuar duke u shprehur se përplasja mes Presidentit dhe Kryeministrit ndodh edhe në vende të zhvilluara. “Ka përplasje kryeministri – presidenti ka gjithandej. S’ëshët gjë e mirë të jesh mbi palët dhe të përfaqësosh interesat e popullit. Tjetër është edhe Venecia, e kthen në simbol të unitetit të popullit sikundër e rrëzon”, tha Sulo./Realstory.al/