Arrestohet 44-vjeçari me 4 emra të ndryshëm në Elbasan, i dënuar 10 vite më parë në Itali

Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi 10 vite më parë ishte dënuar në Itali nga Gjykata e Torinos me 6.8 vite burg për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Ai përdorte 4 emra, një prej të cilëve polak, JorgoWojtaszcyk, dhe 3 të tjerë shqiptar, Gramoz Zeneli, Jorgo Zeneli dhe Jan Zeneli.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Elbasan

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Gjatë operacionit kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 6 vjet e 8 muaj burg.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Po tentonte vrasjen e radhës, kapet vrasësi që tronditi Shkodrën

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën se ka parandaluar një vrasje në Tiranë dhe ka vënë në pranga shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për një vrasje në një tallava në Shkodër në vitin 2014, për të cilën ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë personi i arrestuar paraqiste rrezikshmëri të lartë ndërsa arrestimi i tij është bërë falë denoncimit të qytetarëve të cilët kanë parë lëvizje të dyshimta të 28-vjeçarit i cili kur u kap nga policia kishte me vete dhe një armë të mbushur me plumba.

“Në zbatim të planit tëmasave për kapjen e personave në kërkim, evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të DVP Tiranë e DVP Shkodër, është bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje. Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore,  i dënuar për vrasje dyshohejse do të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Mbrëmë rreth orës 20:50 është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë së në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje”, njofton policia e shtetit.

Erkoçeviq ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 20 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Erkoçeviq është një emër i njohur për policinë dhe i shpallur në listën e 31 më të kërkuarve në Shkodër. Ai akuzohet për vrasje me dashje në vitin 2014.

Në atë kohë, pas një sherri për një balerinë në një lokal me muzikë live i riu ka vrarë me armë zjarri shtetasin Indrit Ylli dhe ka plagosur shtetasin Jetmir Molla.

Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, kishte shkuar i ndjeri Indrit Ylli se bashku me kushëririn e tij, Ervin Ylli, dhe një shokun e tij, Fabian Hoxha. Në këtë lokal, më pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij, Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Ylli dhe me shtetasin Ervin Ylli.

Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Ylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.

I ndjeri Indrit është afruar te tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato, së bashku me shokët e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të. Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit Ylli dhe shtetasit Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Policia njofton se vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmën e parë të muajit gusht falë bashkëpunimit me qytetarët janë kapur 38 persona që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe janë sekuestruar mbi 60 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak.

Nga 275 operacione të koduara të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtij 8 mujori, 123 prej tyre janë si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, të mbështesin Policinë, të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

Plagosi me armë 22-vjeçarin, arrestohet punonjësi i Gardës

Policia njofton se ka arrestuar të martën gardistin Florja Hysa, 22 vjeç i cili dyshohet se ka plagosur me armën e shërbimit shtetasin Lorenc Doçi, 22 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën ‘Ramadan Çitaku’, në Tiranë.  22-vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka arrestuar gardistin ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në pranga për tjetërsim pronash, ish kreu i komunës Kashar dhe 4 të tjerë

5 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës me akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave. Mes tyre është edhe ish kryetari i komunës së Kasharit Besnik Fuçia dhe ish-Përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Jurgen Memisha.

Arrestimi i tyre erdhi pas kallëzimit të bërë në prokurori nga ndërtuesi Arben Petriti. Ai kishte rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve bashkë me ndërtuesin tjetër Stefan Caushi, me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

Pas hetimeve policia ka arrestuar 5 persona. Konkretisht në pranga kanë rënë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, ish-Përgjegjësit të Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Jurgen Memisha, ndërtuesi Stefan Caushi, Vjollca Pani, Sekretare e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha, Kolaudatore.

Arrestohet në Londër themeluesi i Wikileaks, Julian Assange

Bashkëthemeluesi i Wikileaks Julian Assange është arrestuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

BBC shkruan se Assange mori statusin e refugjatit 7 vjet më parë për të shmangur ekstradimin drejt Suedisë pas akuzave për ngacmim seksual, akuza të cilat janë rrëzuar prej kohësh.

Policia metropolitane ka bërë të ditur se Assange është shoqëruar në një stacion qendror të policisë në Londër ku do të qëndrojë deri sa të paraqitet para Gjykatës së Magjistraturës së Ëestminsterit, sa më shpejt të jetë e mundur.

Skip to toolbar