Tentoi të kalonte 72 kg drogë drejt Greqisë, arrestohet në kufi 45-vjeçari

Policia kufitare në Qafë Botë ka ndaluar një 45-vjeçar, i cili po tentonte të transportonte një sasi madhe lëndë narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të mjetit policia zbuloi lëndën narkotike të fshehur brenda dopio shasisë në pjesën e poshtme të mjetit. Në pranga ra shtetasi Agim Shkurta, 45vjeç, ndërkohë që policia sekuestroi sasinë e drogës që arrinte një peshë prej 72 kg  kanabis sativa.

45-vjeçari i arrestuar do të përballet me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Marrëdhënie seksuale dhe shantazh me video të miturit për të grabitur tezen

Filmimi i videove intime dhe kërcënimi më pas i personave përmes tyre duket se është bërë një mënyrë e re për kriminelët për të arritur atë që duan. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Tiranë, ku 3 persona nën presionin e videos me përmbajtje intime kërcënonin një minoren 13 vjeçar, t’i ndihmonte të kryenin një vjedhje.

Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.  Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe shtetasin Bledar Matja, 46 vjeç.

Këta persona akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me minorenin, duke e filmuar me celular dhe më pas videon e kanë përdorur për shantazh që t’i ndihmonte të vidhni shtëpinë e tezes së tij. Ngjarja u zbulua pas denoncimit që tezja e 13-vjeçarit bëri pas grabitjes së banesës. 3 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën në banesë bizhuteri me vlerë 5000 euro.

Nga hetimet policia zbuloi se grabitja nuk ishte bërë me dhunë dhe se dikush kishte pasur çelësin e banesës. Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje u zbulua se një prej çelësave të shtëpisë e mbante dhe 13-vjeçari, i cili pranoi edhe ngjarjen e rëndë.

Të arrestuarit do të përballen me veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Kryenin evazion fiskal me karburantet, dy të arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka goditur një tjetër rast kundër informalitetit, në lidhje me hidrokarburet duke arrestuar dy persona. Të arrestuarit akuzohen për evazionin fiskal dhe falsifikimin e dokumenteve duke i shkaktuar shtetin një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

 Dy të arrestuarit L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicensuar, falsifikonin procesverbalet në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore. Arrestim i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “REGJIMI” , ndërsa policia vijon ende hetimet pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik.

Të arrestuarit pritet të përballen me veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim.

Lëviznin me drogë në makinë, arrestohen 2 shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapen me një sasi droge në makinën e tyre. Në makinë ishin 4 të rinj, ndërsa policia u vu në ndjekje të tyre provincën e Casertas, pasi ju bindën urdhrit për të ndaluar.

Me të pikasur policisë të rinjtë janë larguar me shpejtësi dhe kanë braktisur makinën “Opel Corsa” pranë një karburanti. Katër të rinjtë kanë tentuar të ikin me vrap, por dy prej tyre u arritën të kapeshin nga policia.

Konkretisht në pranga u vunë shtetasit Reiz Datja, 20 vjeç dhe Indrit Turshilla, 21 vjeç. Gjatë kontrollit në makinë policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 108 gram marijuanë.

Arrestohet hajduti i biçikletave në Tiranë, vërtetohen të paktën 7 raste

Një 28-vjeçar është arrestuar në zonën e “Don Boskos” nën akuzën e vjedhjes. Arrestimi i tij u bë gjatë operacionit të koduar “Çiklisti”, ndërsa policia ka mundur të faktojë të paktën 7 vjedhje të kryera nga ai.

28-vjeçari nga Durrësi kryente vjedhje biçikletash në Tiranë.  Në momentin e ndalimit në rrugën “ Don Bosko”,  policia i gjeti këtij shtetasi 4 biçikleta të vjedhura, si dhe sendet që  përdorte për kryerjen e vjedhjeve, konkretisht: thikë, kaçavidë, çelësa të vegjël biçikletash, pinca, kapele për maskim etj.

Në vijim të hetimeve, bazuar në prova të grumbulluara dhe pamje filmike dyshohet se ky shtetas është autor edhe i 3 vjedhjeve të tjera biçikletash, të ndodhura gjatë muajve mars-prill të këtij viti në Tiranë.

Po vijon puna në bashkëpunim me komisariatet e tjera të Policisë në varësi të DVP Tiranë,  për dokumentimin e vjedhjeve  të tjera të biçikletave të ndodhura në Tiranë pasi  dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera të biçikletave duke ua shitur  personave të rastësishëm në  shuma më të vogla nga vlera e tyre reale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë dhe shtetasi E.Gj.,41 vjeç banues në Tiranë për veprën penale “Përvetësim i sendeve të vjedhura”.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

U ndaluan për trafikim të emigrantëve, policia i kap me drogë në shtëpi

Policia e Gjirokastrës arrestoi një person si trafikant emigrantësh dhe ndaloi 6 shtetas sirianë, të cilët po përpiqeshin të kalonin në mënyrë ilegale nga Shqipëria drejt vendeve të BE.

Në pranga ra shqiptari 20-vjeçar nga Memaliaj si trafikant i tyre. Gjatë hetimeve, polica arrestoi dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, të cilët merreshin me trafikimin e emigrantëve.

Në vijim të hetimeve dhe kontrollit të ushtruar nga policia u gjet edhe një sasi bime narkotike e kultivuar në banesën e tyre, e cila u asgjësua nga efektivë e Gjirokastrës.

Gjatë aksioni policia arrestoi 3 persona, të cilët do të përballen me akuzat e trafikimi të qenieve njerëzore dhe atë të trafikimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Shkodër, qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 22-vjeçari

Një person qëlloi me armë zjarri në ajër duke alarmuar banorët në fshatin Gudë të Shkodrës. Banorët kanë lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të një 22-vjeçari, i cili lëvizte me armë me vete.

Në pranga ra shtetasi me iniciale P.Th. 22 vjeç, i cili u kap me një pistoletë me 16 fishekë luftarak me vete.

I riu i arrestuar pritet të gjykohet për verat penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e  municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Prishën pazaret e drogës, dy të arrestuar për vrasjen e shqiptarit

“Larje hesapesh për shkak të pazareve të prishura të drogës”, kështu është cilësuar vrasja e një shqiptari në Mykonos të Greqisë. Një 34-vjeçar shqiptar u qëllua me breshëri automatiku, teksa po udhëtonte me fugonin e tij. Një motor skuter i ka prerë rrugën duke qëlluar me breshëri plumbash ndaj tij. Ngjarja ndodhi të premten, ku shqiptari edhe pse mori ndihmën mjekësore nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Për ngjarjen policia greke ka arrestuar dy persona një 56-vjeçar grek dhe një 21-vjeçar të huaj.

Viktima rezulton një person me ndjekje penale nga policia për trafikim droge dhe për këtë ka bërë dy vite burg nga 2013-2015. Dyshimet e para të vrasjes janë ato të prishjeve të hesave të drogës. Shqiptari, pas daljes nga burgu kishte vendosur të bënte një jetë të qetë, ku punonte në një dyqan fruta-perimesh në Mykonos.

Arrestohet në kufi anëtari i një organizate kriminale

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke në kufi, pasi emri i tij figuronte në sistem si një person në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ndaj 54-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte një urdhër arresti nga policia e Kozanit në Greqi. Shqiptari akuzohet se është pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, trafikant droge dhe për armëmbajtje dhe eksplozivë. Arrestim i tij u bë gjatë kohës që ai po tentonte të kalonte kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.

U kapën me 2.6 kg heroinë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.  Policia italiane në zonën e Padovas ka kryer një operacion patrullimi duke monitoruar një makinë tip “Kia Sportage”, pas informacioneve të marra se do të kryhej një shkëmbim drogë.

Makina drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte në rolin e korrierit. Pasi zbriti nga makina dhe takoi një tjetër person, që mund të ishte klienti, ka shkuar drejt bagazhit dhe mori pakon që ia dha subjektit që e priste. Pikërisht në këtë kohë ka ndërhyrë policia ku gjeti drogën të shpërndarë në pesë pako, secila nga 500 gramë. Të arrestuarit janë dy shqiptarë të moshës 29 vjeç dhe 30 vjeç.

Pas kontrollit policia sekuestroi 2.6 kg heroinë, 207 gramë kokainë dhe 520 euro cash.

Skip to toolbar