Dhunojnë një person dhe më pas policinë, arrestohen dy persona në Lushnje

Efektivët e policisë së Lushnjës kanë arrestuar dy persona, përkatësisht shtetasit me inicialet G.L., dhe M.V., të dy të moshës 31 vjeç, i pari banues në Tiranë dhe tjetri në Lushnje. Këta dy persona, sipas policisë janë arrestuar pasi kanë goditur për motive të dobëta një shtetas, ndërsa kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës.

Në këto kushte janë arrestuar në flagrancë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”. Dy personat e arrestuar dyshohet se pas mesnate, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin J.B., 30 vjeç, banues në qytetin e Lushnjës. Në këtë kohë, policia ka marrë një njoftim në Sallën Operative, se tre personat ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar punonjësit e policisë, të cilët janë kundërshtuar nga dy 31-vjeçarët, të cilët  kanë përdorur dhunë. Në këto kushte, efektivët i kanë arrestuar duke ngritur akuzën penale ndaj tyre për “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Mosbindja ndaj urdhërit të Policisë së Rendit Publik”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim”.

Dhunuan dy policë, pranga dy personave në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, të cilët të mërkurën kanë kundërshtuar me forcë efektivët Blu gjatë një kontrolli në një lokal në qytetin bregdetar në jug të vendit. Nga komunikata e policisë mësohet se janë arrestuar dy shtetas, një 18-vjeçar me inicialet I.D., banues në Himarë.

Shtetasi tjetër i arrestuar është një 58-vjeçar me inicialet Dh.Ç., banues në qytetin e Sarnadës. Të dy këta persona janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar duke dhunuar efektivët e policiës, gjatë kryerjes së kontrollit në një lokal në qytetin e Sarandës.

Policia nuk jep detaje lidhur me motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa thekson se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë. Për dy të arrestuarit rëndojnë veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë ose rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Mbanin armë pa leje, policia arreston dy persona në kryeqytet

Focat “Shqiponja” kanë arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar këtë të shtunë në Tiranë, pasi mbante një armë të llojit pistoletë pa leje.

Nga një njoftim i Policisë së Shtetit mësohet se i riu me inicialet A.D., banues në Tiranë është kapur në rrugën “Dervish Hatixhe”, me një armë zjarri psitolet e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në flamije me pasoja të mëtjeshme, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit; B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtrone dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Skip to toolbar