Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur 16 vjeç, që qarkullonte në rrugët e kryeqytetit me armë zjarri pa leje.
I mituri, emri i të cilit jepet me inicialet F.T., banues në Tiranë, rreth orës 02:30 të mëngjesit, ëshë konstatuar nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr 4 në afërsi të një lokali, në trotuar në rrugën “Myslym Keta”.
Në momentin që ka parë Policinë është larguar me vrap, por është kapur gjatë ndjekjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, njësia Shigjetat, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri Pistoletë me 9 fishekë .
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Tirane për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake e municionit”.