Tenton të korruptojë policinë për tejkalimin e shpejtësisë, arrestohet i riu

AKTUALITET


Një i ri 22 vjeç është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të korruptojë efektivët e qarkullimit rrugor. Bëhet fjalë për të rriun me inicialet B.P., banues në Vig të Shkodrës, i cili i ka ofruar ryshfet efektivëve të policisë rrugore, pasi ishte ndaluar në aksin rrugor Thumanë-Milot.

Ky shtetas në aksin rrugor Thumanë – Milot, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, konstatuar nga agjenti verifikues me Radar, dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin një kartëmonedhë të prerjes 1000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.




Skip to toolbar