Atentati ndaj vëllezërve, njërin e plagosin te dera e shtëpisë, tjetrin e vrasin në rrugë

Vrasja e njërit prej vëllezërve dhe plagosje e tjetrit në orët e mbrëmjes së 4 dhjetorit në Tepelenë, ende nuk ka sjellë persona të shoqëruar në polici. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja mund të jetë e lidhur me hakmarrjen apo larje hesapesh, pasi vëllai i mbetur i plagosur Artan Bresha, 43 vjeç, është një person me precedent penal. Ai është dënuar para 8 vitesh për trafikimin e 820 kilogramëve drogë me maune. Ndërsa vëllai tjetër, i cili mbeti i vdekur, Artur Bresha, 47 vjeç, punonte si roje në një kompani inertesh në Tepelenë. Atentati, dy vëllezërve, iu bë në banesën e tyre, ku dy persona të armatosur plagosen Artanin në këmbë dhe rrëmbyen vëllain e tij Arturin.

Arturi u vra rrugës dhe më pas trupi i tij u hodh pranë kompanisë ku punonte si roje. Viktima është qëlluar me automatik model ”56” nga dy persona, gjë që konfirmohet nga gjurmët e gjendura në vendngjarje.

I plagosuri Artan Bresha ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk ka dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë. Deri në këto momente nuk ka asnjë person të shoqëruar në lidhje me atentatin.

Atentat dy vëllezërve në Tepelenë, njëri vdes tjetri plagoset

Mbrëmjen e të mërkurës një person mbeti i vdekur në Tepelenë, pasi iu bë atentat me armë zjarri. Mësohet se viktima është shtetasi Artur Bresha. Praprakisht raportohet se viktima ishte punonjës roje i një kompanie intertesh në Tepelenë. Ndërkohë, pas atentatit ndaj Breshës, mbeti i plagosur dhe vëllai i tij.

Vëllai i viktimës ishte duke qëndruar në një dyqan, në çastin që është plagosur. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij atentati. Ndërkohë, ende nuk ka të dhëna rreth autorëve dhe shkaqeve të këtij atentati.

“Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor  nga DVP Gjirokastër  dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve”.

“Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale  dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli. Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve”, thuhet ndërkohë në komunikatën e policisë.

Atentati në Tiranë, viktima ish-punonjës policie, i përfshirë në ngjarje kriminale

Një orë pas ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vdekur një person, Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen. Viktima e këtij atentati është 26-vjeçari Santiago Malko, ish efektiv i patrullës së policisë.

Sipas policisë, mësohet se autorët e ngjarjes dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, aty ku kanë djegur mjetin e tyre “Mercedes Benz”.

Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve. Ndërkohë ekspertët e kriminalistikës po mbledhin prova në vendgjarje që do të ndihmojnë hetimin.

Policia ka nisur shoqërimin e disa personave që mund të kenë dijeni pë rrethanat e krimit. Gjatë kohës së atentatit mësohet se 26-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip BMW X5, ndërkohë që autorët e kanë qëlluar në kokë.

Ndërkohë, 26-vjeçari, Santiago Malko, ka pasur tre vite më parë një konflikt me dy shtetas të tjerë, pasi personat kanë pasur disa pika bastesh në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Plagoset në atentat shqiptari në Mykonos të Greqisë. Dyshimet e policisë

Një shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati në Mykonos të Greqisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes ku dy persona që udhëtonin me motor,  me skafandra në kokë qëlluan në drejtim të shqiptarit 34-vjeçar.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Mykonos dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave greke, shqiptari që mbeti i plagosur në këtë atentat është arrestuar në vitin 2013 si i përfshirë në trafikun e drogës për t’u liruar më pas në 2015.

Mediat greke ende nuk e bëjnë të ditur emrin e shqiptarit, ndërkohë që ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos e përjashtuar mundësinë se kjo mund të ketë qenë një larje hesapesh.

Atentat në Elbasan, ndërron jetë vëllai i objektivit

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj një personi në orët e para të mëngjesit të së hënës, në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Policia ka njoftuar se në afërsi të fshatit të quajtur Broshkë, një person ka hapur zjarr ndaj një makine, në të cilën udhëtonin dy vëllezër.

Mësohet se nga atentati, ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit jepet vetëm me inicialet, S.B. Ky person ka qenë duke udhëtuar bashkë me vëllain në mjetin e tij me targat AA 333 UZ, në momentin kur një tjetër person ka qëlluar në drejtim të tyre.

Nga atentati, mësohet se njëri prej personave, vëllai i objektivit, shtetasi me inicialet K.B, ka ndërruar jetë. Mësohet se ky shtetas ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin e Elbasanit.

30 vjeçari me inicialet S.B, i cili mësohet paraprakisht se ka qenë objektivi i atentatit, ka marrë tre plumba, ndërsa pas ngjarjes ky shtetas është dërguar në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka njoftuar se ka ngritur postblloqe për të kapur autorin.

Atentat në Tepelenë, plagoset lehtë një 30 vjeçar

Mëngjesin e kësaj të  hëne në fshatin Turan të Tepelenës ka ndodhur një atentat me armë zjarri, ku si pasojë mësohet të jetë plagosur shtetasi S.Gj., 30 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihet autori/autorët e kësaj ngjarje si dhe motivet e saj. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacion paraprak

Tepelenë, rreth orëve të para të mengjesit në hyrje të fshatit Turan, shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qelluar me armë zjarri. Për pasojë është plagosur lehtë në krah. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kush është i riu që i shpëtoi atentatit me 20 plumba në Vlorë

33 vjeçari Romario Alliraj nga Vlora i ka shpëtuar për mrekulli një atentati me armë zjarri dje në Vlorë.

Atentati ndaj tij është kryer pasditen e djeshme, rreth orës 18:30, në afërsi të urës së Mifolit, në autostradën Levan-Vlorë.

Romario Alliraj nga Vlora ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, kur një tjetër mjet i ka zënë rrugën dhe në drejtim të tij është lëshuar një breshëri plumbash kallashnikovi. Fatmirësisht, Romario Alliraj u ka shpëtuar plumbave dhe ka marrë vetëm lëndime të lehta nga përplasja e mjetit.

Policia njofton se janë gjeti më shumë se 20 gëzhoja plumbash në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, Alliraj raportohet të ketë punuar në një piceri, si shpërndarës picash me motor.

Informacion paraprak i policisë

Në vendin e quajtur “Ura e Mifolit” Novoselë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi R.A., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar lëndime të lehta.

Nuk ka të lënduar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Po punohet nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Skip to toolbar