Plagoset në atentat shqiptari në Mykonos të Greqisë. Dyshimet e policisë

AKTUALITET


Një shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati në Mykonos të Greqisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes ku dy persona që udhëtonin me motor,  me skafandra në kokë qëlluan në drejtim të shqiptarit 34-vjeçar.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Mykonos dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sipas mediave greke, shqiptari që mbeti i plagosur në këtë atentat është arrestuar në vitin 2013 si i përfshirë në trafikun e drogës për t’u liruar më pas në 2015.


Mediat greke ende nuk e bëjnë të ditur emrin e shqiptarit, ndërkohë që ai ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen duke mos e përjashtuar mundësinë se kjo mund të ketë qenë një larje hesapesh.




Skip to toolbar