U shkarkua ditën që nisi punë. Aurel Voda kërkon falje publike

Pas lajmit të shkarkimit nga detyra  për shkak të komenteve fyese në rrjetet sociale, Aurel Voda kërkoi falje publike. Ish-drejtori i Shërbimit Parësor Shëndetësor, i shkarkuar të mërkurën nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kërkon falje ndaj qytetarëve që janë prekur nga fjalët e tij. ai shprehet se është pjesë e FSDKSH që prej tetorit të vitit 2013 dhe sipas tij, ka qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar.

“Ju kërkoj falje publike të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar”.

“Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai”, shkruan Voda.

Aurel Voda është bashkëshorti i zëvendësministres së brendshme Rovena Voda. Ai përdori fjalë fyese ndaj gazetarëve në rrjetet sociale, çka detyroi ministren Manastirliu të shkarkonte nga detyra e drejtorit të Shërbimit Parësor Shëndetësor, z.Aurel Voda.

Skip to toolbar