Plumb në kokë duke rregulluar kondicionerin, identifikohet viktima, në kërkim autori

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur afër mesditës të së enjtes, ku një i ri u plagos me armë zjarri në kokë, dhe si pasojë është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të enjten, teksa i riu, tashmë i identifikuar me emrin Indrit Çelaj., 26 vjeç, lindur në Mallakastër por banues në Tiranë.

I riu mësohet se ka qenë duke punuar një një vilë trekatëshe, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, e cila ndodhej në pronëse të shtetasit B.K. Sipas Policisë, 26-vjeçari ka qenë duke riparuar sistemin e kondicionimit, ndërsa në atë moment është konfliktuar me një person, që sipas policisë mësohet se është shtetasi me inicialet L.V.

Ky shtetas, pas konfliktit të çastit, ka nxjerr armën pistoletë dhe ka qëlluar në kokë 26-vjeçarin dhe më pas është larguar menjëherë nga vila. 26-vjeçari, Indrit Çelaj, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, aty ku ndodhet në gjendje kome dhe kritike për jetën.

  Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.

I mori jetën për një vend parkimi, shpallet në kërkim autori i vrasjes në Laç

Policia e Shtetit ka identifikuara autorin e vrasjes së kryer mbrëmjen e së mërkurës në Laç, ku pas një konflikti për motive banale, një person ka qëlluar me armë zjarri automatike një të ri 24-vjeçar, duke e lënë të vdekur.

Mëngjesin e kësaj të enjte, pas hetimeve të kryera nga ekspertët e krinimalistikës në Policinë e Shtetit, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj vrasje, që sipas policisë është një shtetas me inicialet E.K., 32 vjeç nga Tirana.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Kurbin

Zbardhet vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Skip to toolbar