Plumb në kokë duke rregulluar kondicionerin, identifikohet viktima, në kërkim autori

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur afër mesditës të së enjtes, ku një i ri u plagos me armë zjarri në kokë, dhe si pasojë është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 11:30 të enjten, teksa i riu, tashmë i identifikuar me emrin Indrit Çelaj., 26 vjeç, lindur në Mallakastër por banues në Tiranë.

I riu mësohet se ka qenë duke punuar një një vilë trekatëshe, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, e cila ndodhej në pronëse të shtetasit B.K. Sipas Policisë, 26-vjeçari ka qenë duke riparuar sistemin e kondicionimit, ndërsa në atë moment është konfliktuar me një person, që sipas policisë mësohet se është shtetasi me inicialet L.V.


Ky shtetas, pas konfliktit të çastit, ka nxjerr armën pistoletë dhe ka qëlluar në kokë 26-vjeçarin dhe më pas është larguar menjëherë nga vila. 26-vjeçari, Indrit Çelaj, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, aty ku ndodhet në gjendje kome dhe kritike për jetën.

  Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethaneve të ngjarjes, si dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar L.V.




Skip to toolbar