ARRSH
njofton se ka nisur punimet për rikonstruksionin e autostradës Tiranë-Durrës
dhe si pasojë do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor.
Punimet
nisin sot dhe do të zgjasin deri në datën 17 korrik. Deri atëherë lëvizja e
automjeteve do të bëhet me një korsi në disa segmente.
Njoftimi i ARRSH
Autoriteti
Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se, duke nisur nga
dita e Mërkurë datë 8 Maj 2019 ora 08:00 në mëngjes deri në datë 17.07.2019, në
kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”,
financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime
në rrugë si më poshtë vijon:
–
Rehabilitim i sistemit te ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000
deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.
Qarkullimi
i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të
reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm
gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me
sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.
Punonjësit
e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së
mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin
e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.
ARRSH
dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e
drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve te zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në
këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore
të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë
Rrugore në terren.