Aksident në Tiranë-Durrës, 7 makina përplasen me njëra-tjetrën

AKTUALITET


Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e të dielës në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident janë përfshirë 7 makina, por nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të kryeqytetit, tek mbikalimi i Kasharit, ndërsa trafiku paraqitet mjaft i rënduar në zonë.





Skip to toolbar