Meta me qetësi, Kryemadhi pa dashuri, politizon Bajramin: Të fitojmë kohën e humbur

Pas një heshtje të gjatë në lidhje me sulmet politike dhe reagimet për çështje kryesore në vend, kryetarja  e LSI, Monika Kryemadhi ka zgjedhur pikërisht festën e Kurban Bajramit që të jap sërish mesazhe politike dhe të numëroj ato që ajo i quan defekte të sistemit të korruptuar. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, i cili bëri thirrje për dialog gjithëpërfshirës dhe foli me tone të qeta, Kryemadhi ka preferuar të bëjë thirrje për lëvizje në mënyrë që të fitohet koha e humbur dhe t’i jepet fund këtij sistemi të korruptuar .

Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë! Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera! Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!” shkruan Kryemadhi.

Ndryshe nga Meta, Kryemadhi nuk ka kohë për të humbur dhe largimi qoftë edhe për një ditë nga sulmet politike, nuk është në opsionet e saj. Me herët, presidenti Meta bëri thirrje për dialog gjithëpërfshirës dhe kërkoi nga palët që të luftohet për të ardhmen e vendit dhe të mendojnë mbi interesat personale.

Festa e Bajramit, Meta thirrje politikës: Lërini interesat personale, uluni në dialog

Besimtarët myslimanë festojnë të dielën festën e Kurban Bajramit. Pjesë e urimeve është bërë edhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili ka bërë edhe një thirrje për politikën shqiptare që të lërë mënjanë interesat personale dhe të mendojë për interesin e përbashkët kombëtar. Meta ka bërë thirrje për dialog për të kaluar krizën dhe të mundësojnë të ardhmen e Shqipërisë si gjithë Europa.

Kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa! Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t’u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje.”  shkruan Meta, i cili vlerëson këtë ditë të shenjtë si ditën e bashkimit të vlerave njerëzore dhe vërtetimit të harmonisë fetare që gëzon Shqipëria.

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë!Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!Në këtë ditë të shenjtë, feste e bashkimi,…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 10. August 2019

Rama nis mëngjesin me urimin për Fiter Bajramin

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Rama ka publikuar një foto të xhamisë të Namasgjasë ku shkruan ‘Gëzuar Bajramin’.

Festimet e Fiter Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Fiter Bajrami është festa që shënon fundin e muajit të Ramazanit kur besimtarët për 30 ditë kanë agjëruar ndërsa ditën e Bajramit ata shpërndajnë lëmoshë dhe solidarizohen me të varfrit.

MIRËMËNGJES 😃

Gepostet von Edi Rama am Montag, 3. Juni 2019
Skip to toolbar