“Dënimi i Balilit, shembull se drejtësia po funksionon”

Përfaqësuesja e OPDAT, Mishel Lakomi mbajti një fjalim gjatë aktivitetit të kryer në kudër të “Ditës Kombëtare të Drejtësisë”.

Lakomi tha se drejtësia në Shqipëri po fillon të funksionojë dhe Reforma në Drejtësi është një nga prioritetet kryesore për një të ardhme më të mirë për shqiptarët, për luftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminele. Dënimi i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar tha Lakomi.

“Ndoshta keni dëgjuar për rëndësinë e transparencës dhe se ngjarje të tilla na ofrojnë përfitime. Kështu që ju mund të kuptoni si funksionon drejtësia. Ne jemi fokusuar në ndërtimin e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duhet forcuar KLP-ja dhe KLGJ-ja. Puna e OPDAT është vetëm një pjesë e punës së Ambasadës Amerikane. Siç mund ta keni dëgjuar se reforma në drejtësi është një nga prioritetet kryesore. Reforma në drejtësi përfaqëson një të ardhme më të shndritshme për shqiptarët. Lufta ndaj korrupsionit është luftë e rëndësishme. Që nga momenti që erdha në Shqipëri takova shumë njerëz të zhgënjyer nga korrupsioni dhe për mënyrën se si veprojnë kriminelët. SHBA kane një mesazh; ndryshimi është rrugës. Dënimi i fundit i Klement Balilit është një shembull se si procesi dhe drejtësia ka funksionuar. Ky kriminel u vetëdorëzua dhe pronat e tija u konfiskuan. Ai mori një ndeshim të drejtë.” – tha Lakomi

Hetimet, Prokuroria kërkon pasuritë e Balilit

Në përfundim të hetimit të pasurisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot konfiskimin e pasurisë së Klement Balilit, i cili njihet ndryshe me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”.

Përmes një njoftimi për mediat Prokuroria bën të ditur se Klement Balilit, i akuzuar për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për  një sërë veprash te tjera penale, është kërkuar që t’i konfiskohet një  truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës; objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës; truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 (njëzet e tre) apartamente.

Klement Balili akuzohet për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Skip to toolbar