Sulmohet ambasada e Malit të Zi në Beograd

Gjatë mesnatës së kaluar, ambasada e Malit të Zi në Beograd është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar. Sipas mediave të vendit fqinj, është tentuar të digjet flamuri i Malit të Zi. Flamuri është djegur gjatë protestave të qytetarëve serbë përpara ambasadës së Malit të Zi.

Ndërkohë, flamuri është zëvendësuar duke vendosur një tjetër flamur në vend të atij që është dëmtuar në ambasadën malazeze në Beograd. Autoritetet e Malit të Zi kanë reaguar për ngjarjen në fjalë.

“Mbrëmë në Beograd, një tjetër sulm jo civilizues ndaj Ambasadës së Malit të Zi dhe flamurit të Malit të Zi. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidën e mbrojtjes së pavarësisë dhe lirisë. Ne do ta ruajmë Malin e Zi, përkundër urrejtjes nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve të saj”, tha Markoviç në profilin e tij në Twitter.

Ekzekutohet me 6 plumba në Beograd kreu i tifozëve të Partizanit

Një prej drejtuesve më famëkeq të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markovic u ekzekutua me 6 plumba. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grcic” në Beograd. Ende nuk dihen shkaqet, por mësohet se Markoviç më parë ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton. Pas apelimit, Markoviç përfundimisht u dënua me 13 vjet heqje lirie.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se Markoviç lëvizte lirshëm nëpër rrugët e Beogradit teksa ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vaviç, i dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz”.

Palmer në Beograd: Të hiqet taksa për të viijuar dialogun

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer ka zhvilluar në takim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Beograd.

Plamer tha nga Serbia se SHBA mbështet bisedimet mes dy shteteve të ndërmjetësuar nga BE, ndërsa kërkoi që taksa 100 % për produktet serbe duhet hequr pasi po pengon dialogun.

“Ne biseduam për dialogun dhe mënyrat për të ecur përpara. Mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe e konsiderojmë të rëndësishëm për të hapur rrugën e Serbisë dhe Kosovës për anëtarësim në BE. Ne dëshirojmë që taksa të hiqet dhe të lejohen palët të rikthehen në tavolinën e negociatave” – tha Palmer

Ndërsa Vuçiç tha edhe një herë se nëse taksa nuk hiqet, nuk do të ketë dialog. “Ne jemi gati për takimin, por nuk mendoj se duam të dëgjojmë sërish dikë të thotë se nuk do të pezullojë taksën.”

Marrëdhëniet e acaruara, serbët në protestë edhe për kulturën shqiptare

Hapja e festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, që synon shkëmbimin e veprimtarive artistike si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk është lejuar të zhvillohet nga protesta e një grupi nacionalistësh serb. Anëtarët e lëvizjes “Konspiratorët”, një grup i krahut të djathtë, u shfaqën me flamuj serb në duar dhe thërrisnin “Kosova është Serbi”, “Ne nuk japim Kosovën” dhe kënduan këngë nacionaliste serbe. Protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë për të mos lejuar zhvillimin e festivalit, edhe pse ai e bëri hapjen e tij mes tensionesh të larta.

Festivali “Mirëdita, Dobar Dan”, që do të thotë “Mirëdita, Ditë të Mirë” në gjuhën shqipe dhe serbe, organizohet nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beogradi dhe OJQ Integra në Prishtinë.

Një ditë më parë Serbia vuri në gjendje të lartë gatishmërie trupat e saj, pas një operacioni arrestimesh të policisë së Kosovës në Mitrovicë të personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, mes tyre serb, kosovar dhe boshnjak.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e shpalli kryeministren serbe Ana Brnabiç non grata në Kosovë, pas shprehjes së saj se “kosovarët janë njerëz që vijnë nga mali”

Skip to toolbar