Historia e Mevan Babakar ka tërhequr
vëmendjen e mediave ndërkombëtare. 29-vjeçarja me orgjinë kurde nga Iraku, ka
treguar historinë e saj për Euronews, kur në moshën pesë vjeçare u larguar prej
vendit të saj duke kërkuar azil në një kamp refugjatësh në Hollandë. Familja
kurde e Evan Babakarit u largua nga Iraku në vitet 1990, duke kaluar rrugën
përmes Azerbajxhanit, Turqisë, Rusisë dhe përfundoi në një kamp refugjatësh në
Zwolle.
“Kujtimet e mia më të mëdha nuk lidhen me vetë kampin, por me mirësinë që gjeta në të”, është shprehur 29-vjeçarja kurde, që tashmë jeton në Londër. Gjatë kohës së qëndrimit në kamp, Mevan ka mësuar për herë të parë përdorimin e kompjuterit, u bë pjesë e fëmijëve që punonin në kamp dhe në këmbim merrnin një akullore, ndërsa pjesa më e bukur për të, ka qenë një biçikletë dhuratë që i kishte falur një punëtor i kampit.
“Biçikleta ishte gjëja më e mrekullueshme që kisha marrë
ndonjëherë në jetën time. Kjo më bëri të ndihem jashtëzakonisht e veçantë dhe e
vlerësuar në një mënyrë që nuk e kisha parë më parë”, është shprehur ajo. Një
çerek shekulli më vonë, tashmë në moshë 29-vjeçare dhe drejtuese e teknologjisë
në organizatën e kontrollit të fakteve me seli në Londër, “Full Fact”, Mevan
vendosi të gjente dhuruesin e biçikletës, kur ishte në moshën 5 vjeçare në
kampin e refugjatëve në Hollanë, për t`i thënë faleminderit.
Ajo shkoi në Hollandë për të gjetur dhe falënderuar punëtorin e kampit
që i dhuroi biçikletën, por kërkimet shkuan më kot. Para se të largohej, ajo
vendos të shkruajë një status në Tëitter, duke publikuar foton e saj me
biçikletë kur ishte në kamp, dhe rezultatet nuk vonojnë. Komuniteti lokal në Zëolle
bën retëeet statusit të saj, dhe brenda 24 orësh ajo gjen dhuruesin e biçikletës,
kur ishte vetëm 5 vjeç në kampion e refugjatëve në Hollandë.
“Unë vetëm kërkova të di emrin e tij … brenda 24 orësh jo vetëm që e kishim gjetur atë, por unë isha duke trokitur në derën e tij të përparme”, është shprehur ajo. “Takimi me Egbert ishte si të takoja një anëtar të vjetër të familjes”, tha ajo për Euronews. Edhe pse Egbert mendonte se biçikleta ishte një gjest shumë i vogël për të bërë një bujë kaq të madhe, ai tha se ishte i kënaqur që ishte çelësi për t’i ritakuar përsëri vajzën kurde.