Makina godet biçikletën, plagoset rëndë i moshuari në Lushnje

Një mjet në rrugën hyrëse të qytetit të Lushnjës ka përplasur një biçikletë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i saj, një shtetas 68-vjeçar, emri i të cilit mësohet të jetë Mefit Dingo.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën hyrëse për në qytet, ku një mjet i tipit “Benz”, me targë AA 055 KM, ka përplasur biçikletën.

68-vjeçari që drejtonte mjetin me dy rrota ka mbetur  i plagosur rëndë, dhe menjeherë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekin të specializuar.

Pas ngjarjes, në vend kanë mbrritur policia e cila ka nisur hetimet. Mësohet se uniformat Blu kanë shoqëruar në komisariatin e Lushnjës drejtuesin e mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Historia e rrallë, me një Twitter gjen pas 25 vjetësh personin që i dhuroi një biçikletë

Historia e Mevan Babakar  ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. 29-vjeçarja me orgjinë kurde nga Iraku, ka treguar historinë e saj për Euronews, kur në moshën pesë vjeçare u larguar prej vendit të saj duke kërkuar azil në një kamp refugjatësh në Hollandë. Familja kurde e Evan Babakarit u largua nga Iraku në vitet 1990, duke kaluar rrugën përmes Azerbajxhanit, Turqisë, Rusisë dhe përfundoi në një kamp refugjatësh në Zwolle.

“Kujtimet e mia më të mëdha nuk lidhen me vetë kampin, por me mirësinë që gjeta në të”, është shprehur 29-vjeçarja kurde, që tashmë jeton në Londër. Gjatë kohës së qëndrimit në kamp, Mevan ka mësuar për herë të parë përdorimin e kompjuterit, u bë pjesë e fëmijëve që punonin në kamp dhe në këmbim merrnin një akullore, ndërsa pjesa më e bukur për të, ka qenë një biçikletë dhuratë që i kishte falur një punëtor i kampit.

“Biçikleta ishte gjëja më e mrekullueshme që kisha marrë ndonjëherë në jetën time. Kjo më bëri të ndihem jashtëzakonisht e veçantë dhe e vlerësuar në një mënyrë që nuk e kisha parë më parë”, është shprehur ajo. Një çerek shekulli më vonë, tashmë në moshë 29-vjeçare dhe drejtuese e teknologjisë në organizatën e kontrollit të fakteve me seli në Londër, “Full Fact”, Mevan vendosi të gjente dhuruesin e biçikletës, kur ishte në moshën 5 vjeçare në kampin e refugjatëve në Hollanë, për t`i thënë faleminderit.

Ajo shkoi në Hollandë për të gjetur dhe falënderuar punëtorin e kampit që i dhuroi biçikletën, por kërkimet shkuan më kot. Para se të largohej, ajo vendos të shkruajë një status në Tëitter, duke publikuar foton e saj me biçikletë kur ishte në kamp, dhe rezultatet nuk vonojnë. Komuniteti lokal në Zëolle bën retëeet statusit të saj, dhe brenda 24 orësh ajo gjen dhuruesin e biçikletës, kur ishte vetëm 5 vjeç në kampion e refugjatëve në Hollandë.

“Unë vetëm kërkova të di emrin e tij … brenda 24 orësh jo vetëm që e kishim gjetur atë, por unë isha duke trokitur në derën e tij të përparme”, është shprehur ajo. “Takimi me Egbert ishte si të takoja një anëtar të vjetër të familjes”, tha ajo për Euronews. Edhe pse Egbert mendonte se biçikleta ishte një gjest shumë i vogël për të bërë një bujë kaq të madhe, ai tha se ishte i kënaqur që ishte çelësi për t’i ritakuar përsëri vajzën kurde.

Skip to toolbar