Bilanci i inspektimeve, Voda: 1183 banesa të shembura, 12 qendra shëndetësore të dëmtuara

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka bërë një bilanc të dëmeve të tërmetit që janë konstatuar në total nga inspektimet deri mesditën e 5 dhjetorit. Voda njofton se në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, janë shembur 1183 shtëpi dhe janë dëmtuar 5497.  

“Janë shembur 1183 shtëpi, (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2), ndërsa shtëpi të dëmtuara rëndë janë 5497 (Tiranë 1311, Durrës 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34), shtëpi të dëmtuara lehtë 3567 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248). Në lidhje me pallatet e dëmtuar rëndë janë 558 (Tiranë 35, Durrës 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1) Pallate të dëmtuara lehtë janë 337 (Tiranë 330, Elbasan 7) Shkolla të dëmtuara janë 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9), ndërsa kabina elektrike të dëmtuara janë 15 në zonën e Tiranës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Voda sqaroi se qendrat spitalore vijojnë të jenë të shtruar 19 pacientë, 16 pacientë në Spitalin Universitar të Traumës dhe 3 pacientë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ndërsa 3 pacientë të dërguar për trajtim të specializuar jashtë vendit.

“3,226 vizita mjekësore u është kryer edhe personave të akomoduar në hotele, qendra sociale apo çadra, ndërsa 1,669 fëmijë po marrin shërbim psiko-social në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti.

Inspektorati i Ndërtimit njofton se kanë pësuar dëmtime nga tërmeti edhe 12 qendra shëndetësore dhe ambulanca në Krujë, Durrës, Laç, Tiranë si dhe disa mjedise në QSUT, Spitali Bashkiak të Krujës dhe Kurbinit. Spitali i Durrësit, i cili pësoi disa dëmtime, tashmë është i rehabilituar dhe ofron shërbim normalisht”, tha Voda.

Bilanci i të dielës, 5 aksidente 12 të plagosur në rrugët e vendit

Rrugët e vendit u përgjakën të dielën, me aksidente që nisën në orët e para të mëngjesit dhe vijuan gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje. I fundit nga aksidentet, ishte ai në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, ku dy mjete janë përplasur mes tyre në afërsi të Larushkut. Për pasojë mbetën të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Identiteti i të aksidentuarëve ende nuk dihet. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Po gjatë mbrëmjes të së dielës, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet, i drejtuar nga shetasja me inicialet D.G., është përplasur me bordurën e rrugës pasi shoferja humbi kontrollin. Pas përplasjes me trafikndarësen e rrugës, mjeti është përplasur dhe me një shtyllë ndriçimi në autostradë, e cila është këputur.  Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset I.H. dhe M.H.  

Ato janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia thotë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në Elbasan, po gjatë mbrëmjes, një person mbeti i aksidentuar në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Nga aksidenti mbeti i plagosur një person, rreth 50-vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit.

Tre persona të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen për mjekim të specializuar. Ndërkohë, paradite, një mjet doli nga rruga dhe ra në përrua në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Për pasojë mbetën të plagosur katër persona, ndërsa një prej tyre pasditen e të dielës u dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar pasi ishte në gjendje më të rëndë.

Shkaqet e këtyre aksidenteve kanë qenë kryesisht të lidhura me parakalimin e gabuar dhe humbjen e kontrollit të mjtetit nga drejtuesit e tyre. Fatmirësisht, ndonëse të pestë aksidentet kanë pasur persona të lënduar rëndë, deri më tani nuk është raportuar për humbje jetësh. Gjatë ditëve të fundit Policia Rrugore raportoi se po ashpërson masat ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke vendosur mijëra masa administrative, pezullim lejesh drejtimi por edhe arrestime të shoferëve që janë gjetur me shkelje të rënda.

Bilanci i 2019, Policia: 133 aksidente më pak krahasuar me 2018

Fal angazhimit më të madh të kontrolleve të policisë për të rritur parametrat e sigurisë rrugore ka pasur një ulje të konsiderueshme të numrit të aksidenteve dhe viktimave krahasuar me një vit më parë. Në një deklaratë për mediat, shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Skënder Ismaili ka bërë bilancin e 8 m ujorit të parë të 2019, duke rezultuar me 133 aksidente e pa dhe 6 jetë të shpëtuara më shumë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Gjithashtu edhe në drejtim të vendosjes së gjobave dhe masave administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë vendosur 20 000 gjoba më pak se në 2018m, duke treguar kështu një rritje të ndërgjeshmërisë në timon të drejtuesve dhe qytetarëve.

Për periudhën janar – gusht 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, kemi 133 aksidente më pak, 6 jetë më shumë të shpëtuara, 43 të plagosur rëndë më pak dhe 80 të plagosur lehtë më pak. Një rezultat pozitiv vihet re edhe ën uljen e aksidenteve gjatë 3 mujorit turistik korrik – gusht 2019, ku janë 57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë më pak dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018.

Në lidhje me masat administrative për 8 mujorin e parë të 2019 rezultojnë 847 shtetas të arrestuar pasi drejtonin makinë në gjendje të dehur, 840  drejtues të arrestuar pasi nuk kishin patentë dhe janë pezulluar  4 538 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie, 1 862 për përdorim të alkoolit dhe 1 774 për shkelje të ndryshme.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, sidomos gjatë sezonit turistik 2019, policia përforcoi  shërbime shtesë në akset kryesore të vendit në zonat turistike të qyteteve Sarandë, Vlorë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Shkodër, ku fluksi i mjeteve dhe turistëve ka qenë tepër i madh, gati trefish në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Janë monitoruar me shërbime patrullimi rrugor për 24 orë akset:

– Tiranë – Fushë Krujë – Lezhë – Shkodër;

– Tiranë – Gjiri i Lalzit – Durrës;

– Vlorë – Dhërmi – Himarë – Sarandë;

– Rruga e Kombit Milot – Morinë;

Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se ka ndërgjegjësim dhe sjellje më korrekte të drejtuesve të mjeteve gjatë drejtimit të mjetit, por vazhdon të mbetet shqetësues drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjeteve nga drejtues të pa pajisur me leje drejtimi, mospërdorimi i kaskave mbrojtëse nga drejtues motomjetesh dhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.

Skip to toolbar