Aksident në Cakran, humb jetën 27-vjeçari nga Burreli

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se një mjet, tip “Honday” i drejtuar nga shtetasi me inicialet K.B., 25 vjeç, doli nga rruga në afërsi të fshatit Buzmadh të  njësisë administrative Cakran, në Fier.

Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, shtetasi me inicialet E.H. banues në Burrel. E plagosur mbeti dhe një 21-vjeçare me inicialet E.M., banuese në Mat. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku, sipas Policisë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, për drejtuesin e mjetetit nuk jepen detaje, nëse është plagosur apo jo nga aksidenti. Policia sqaron se shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht mendohet se mjeti ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin.

Burrel, kamioni bie nga lartësia, shoferi shpëton duke u hedhur nga mjeti

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në aksin Burrel-Milot, në afërsi të urës së Ulëzës. Një kamion me targa maqedonase ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku fatmirësisht drejtuesi i saj ka reaguar në kohë duke u hedhur nga automjeti.

Shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i një meti me tagra të huaja zvicerane, duke bërë që shoferi i kamionit të hidhej nga mjeti.

Drejtuesi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë vetëm disa plagë të lehta, ndërsa kamioni ka përfunduar jashtë rruge duke u përmbysur.

Kamioni ishte nisur nga Shkupi dhe transportonte materiale ndërtimi drejt Tiranës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, që fatmirësisht nuk u kthye në tragjedi.

Përndiqte ish gruan, arrestohet 26-vjeçari në Burrel

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Burrelit, pasi akuzohet për përndjekje të ish bashkëshortes së tij. Shtetasi me iniciale A.M., ishte shpallur në kërkim nga policia pas kallëzimit penal, që ish bashkëshortja kishte bërë për përndjekje dhe shqetësim të saj nga 26-vjeçari.

I riu u vu në prangat e policisë, ndërsa ndaj tij u dha masa arrest me burg për akuzat e “përndjekjes.”

Aksidentohet rëndë turisti në Burrel, me helikopter drejt Tiranës

Një çift turistësh zviceranë janë rrëzuar me motor në fshatin Bushkash të Burreli, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë njëri prej tyre. Turisti ka marrë plagë të rënda në shtyllën kurrizore dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Kanë qenë disa turistë të tjerë që e kanë dërguar të plagosurin në spitalin rajonal të Burrelit, ndërsa më pas është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes kritike për jetën. Nuk dihen ende shkaqet se si ndodhi aksidenti, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tij

Tentoi të mbillte kanabis, policia arreston të riun në Burrel

Policia e Matit ka arrestuar një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi për të ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Me anë të një njoftimit zyrtar, Policia e Shtetit ka sqaruar se gjatë të enjtes, shërbimet e komisariatit të Matit, kanë finalizuar operacionin “German” duke arrestuar shtetasin me inicialet A.Gj., 28 vjeç, banues në Burrel.

Gjatë muajit korrik, policia e Matit, gjatë kontrollit në afërsi të banesës së ktij shtetasi, në fshatin “German”, ka zbuluar se ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, në kubikë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe vegla të ndryshme për pastrimin e armëve të zjarrit. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

Pamjet si militantët e PD-së djegin materialet zgjedhore në Burrel

Zyrtarët e Bashkisë së Burrelit dhe militantët e PD-së kanë sulmuar KZAZ-në nr. 16 dhe i kanë vënë zjarrin materialeve zgjedhore duke zbatuar kështu dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, zyrtarët e bashkisë ia kanë dalë që t’i nxjerrin jashtë materialet zgjedhore dhe t’i vënë flakën, siç duket edhe në pamjet që ofrohen në videon e mëposhtme.

Gjatë të mërkurës ka pasur sulme në pothuajse të gjithë KZAZ-të që ndodhen në bashkitë e PD-së, duke mos lejuar në këtë mënyrë zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Por nga ana tjetër policia ka vepruar duke arrestuar të gjithë ata persona që shkaktuan incidente një ditë më parë në Shkodër dhe Tropojë.

Kërkuan lirimin e ambienteve, policia merr në mbrojtje KZAZ në Burrel

Policia e Shtetit ka nisur ruajtjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe monitorimin e këtyre ambienteve pas kërkesës së bashkive që drejtohen nga opozita për lirimin e tyre me arsyetimin se presidenti Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Një patrullë e Policisë së Matit është vendosur pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa” që prej pasdites së premte duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore. Kryebashkiaku i Burrelit, Nezir Rizvani nga lista e PD, ishte pjesë e letrave të dërguara në KQZ për lirimin e ambienteve.

Pas kërkesave të depozituara të premten ka reaguar edhe vetë KQZ përmes zëdhënëses së saj, ku u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive të opozitës, që mos të cenohen KZAZ-të, pasi çdo veprim ndaj tyre do të jetë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor, që i ngarkon kryetarët e këtyre bashkive me përgjegjësi penale.

Kandidati i PS për Matin, Bashës: Ti më sulmon se nuk zbatova urdhrin për të qëlluar protestuesit

Ish gardisti Agron Malaj, i cili sot është kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Matit, ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, si pjesë e gardistëve në protestën e 21 janarit, duke i cilësuar këto deklarata si “shpifje” dhe hedhur akuza ndaj kryedemokatit.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj thotë se më 21 janar 2011, ai nuk ka zbatuar urdhrat që vinin nga Basha, ndërsa thekson se kurrë nuk ka abuzuar me detyrën për të qëlluar mbi protestuesit.

“Më 21 janar 2011 unë nuk kam zbatuar urdhrat që vinin nga Ju dhe më lart për të qëlluar mbi qytetarët. Ju më akuzoni se guxova të mos respektoj urdhrat tuaj. Nuk është mëkat të bësh detyrën e një komandant seksioni të njësisë speciale, por unë me atë detyrë nuk abuzova kurrë. Nuk qëllova kurrë mbi protestuesit, as unë dhe asnjë nga ata nën drejtimin tim. Ndaj ti më sulmon.  Kjo është e provuar ligjërisht nga drejtësia shqiptare, e cila brenda 48 orëve vendosi ndaj meje pushimin e çështjes sepse nuk kishte asnjë element të veprës penale. Lulzim, njësoj si në 2011 kur nuk i kursyet shpifjet për të devijuar hetimet e 21 janarit nga përgjegjësit e vërtetë, një ndër të cilit jeni dhe Ju, njësoj shpifni edhe sot ndaj meje. Ju ishit ministër i Brendshëm asokohe dhe i dini mjaft mirë fajtorët, i dini mjaft mirë kush i zbatoi urdhrat për të qëlluar mbi protestuesit”, shkruan mes të tjerash Malaj.

Skip to toolbar