“Do ofrojë zgjedhje të lira. Me Ramën?”. Bylykbashi debat me Lubonjën në Real Story

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, që është pjesë e “Këshillit Politik” për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi debatoi me analistin Fatos Lubonja në studion e “Real Story”. Bylykbashi u shpreh se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Ai shtoi se hartimi i Reformës Zgjedhore do t`i ofrojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe zgjidhjen e krizës. Por, analisti Fatos Lubonja u e pyeti Bylykbashin se si do të arrihej kjo gjë.

Pjesë nga debati:

Bylykbashi: Unë s’jam demagog e populist, jam realist. Nuk thashë shumë gjëra nga ato që tha Lubonja tani. Shtrembëruat një nga tezat e mia. Reforma Zgjedhore nuk do të bëhet asnjëherë bajonetë. Edhe kur zgjedhjet kanë qenë shumë të këqija, si ato të 2001, Reforma zgjedhore ka arritur konsensus. PD nuk ndalet në asnjë sekondë në kursin e saj, përfshi protestat. Kriza në Shqipëri është gjithnjë e më e rëndë. Kriza do vazhdojë, sa kohë Rama nuk lëviz. Në këtë situatë, duke qenë se kriza është kaq e rëndë, alternativa e zgjidhjes është me zgjedhje. Një vit ne kërkuam largimin e Ramës dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Lubonja: Unë dua një përgjigje, por s’po e marr. Unë po të fus në hulli.

Bylykbashi: Kemi Reformë Zgjedhore, zgjedhje të lira e të ndershme dhe zgjidhje.

Lubonja: Me Ramën kryeministër? Se ky është problemi.

Bylykbashi: Rama nuk mund të jetë kurrë garancia për zgjedhje të lira e të ndershme. Testimi i zgjedhjeve dhe i Reformës Zgjedhore bëhet vetëm me zgjedhje. Rama thotë që do rri deri më 2021, do përpiqem të vë gjyqtarët që kam kapur unë, dhe më pas testojmë dhe me kismet për shqiptarët Evropa do hapë fazën e dytë për negociatat më 2022.

Lubonja: Turqia i ka hapur negociatat qysh kur dhe ka shkuar keq e më keq. Ju e keni parasysh këtë përvojë? Ja u vonua hapja e negociatave, ç’i prishi punë Ramës?

PD huton prapë, kërkon zgjedhje të parakohshme. Bylykbashi: e vetmja rrugë

Demokratët kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe e shikojnë këtë të vetmen zgjidhje për krizën politike në vend. Kështu është shprehur ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili tha të enjten në mbrëmje në një emision televiziv se zgjedhjet e parakohshme do të sjellin një parlament pluralist që do të prodhojë më pas institucione të balancuara.

Bylykbashi vë theksin te Reforma në drejtësi dhe tek zgjedhja me konsensus si e prokurorit të Përgjithshëm ashtu edhe të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke treguar edhe njëherë se lufta reale e PD-së janë pikërisht kërkesa për të pasur një kontroll mbi reformën në drejtësi.

“Kjo krizë e vetmja zgjidhje që ka janë zgjedhjet e parakohshme. E vetmja zgjidhje e shëndetshme, demokratike për këtë lloj krize janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nga parlamenti pluralist që prodhon balanca dhe kontrolle, ne mund të kemi një prokuror të përgjithshëm që zgjidhet me konsensus siç thotë kushtetuta dhe të jetë edhe i mirë. Ne mund të zgjedhin inspektor të lartë të drejtësisë, siç  e kërkon kushtetuta dhe të jetë edhe i mirë.  Ne gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund t’i zgjedhim me konsensus. Para këtij lloj parlamenti që është zot, dikur këto kështu zgjidheshin. Shumica funksiononte për të balancuar raportet e pushtetit. Sot nuk është ashtu”, është shprehur Bylykbashi.

Por ende PD duket e paqartë dhe e paunifikuar në kërkesat e saj. Pasi nga njëra anë, luftuan dhe protestuan 5 muaj për mos zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, ndërsa tani po kërkojnë me ngulm zgjedhje të parakohshme. Një ditë Basha bie dakord për zgjedhje në 13 tetor, të nesërmen kjo përgënjeshtrohet nga Bozdo dhe thotë se kusht është largimi i Ramës dhe ngritja e një qeverie tranzitore. Ndërsa tani Bylykbashi kërkon zgjedhje, por theksin e vë tek reforma në Drejtësi, gjë të cilën Rama e ka thënë prej kohësh që e gjithë lufta e PD-së vjen për shkak të Reformës në drejtësi.

Skip to toolbar