Policia e Shtetit ka goditur një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike. Një aksion i koordinuar mes Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë, ka vënë në pranga shtetasit me iniciale:
G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë; Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë; A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë; E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë dhe E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetaseve, të cilët ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.
“Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit ndër të tjera.