Përpunonte Cannabis, arrestohet 46-vjeçari në Tepelenë

AKTUALITET


Policia e Tepelenës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili  posedonte 35 kiligramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Sipas një njoftimi të  Policisë së Shtetit, 46-vjeçari me inicialet K.M., banues në Tiranë është arrestuar pasi dispononte një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, të cilën ishte duke e përpunuar dhe bërë gati për shitje, në formën e çokollatës.

“Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, shkruan Policia e Shtetit.


Njoftimi i plotë i Policisë:

Tepelenë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “Përpunimi”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.

Sekuestrohet rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë çokollate si dhe kubikë të kultivuara me fara kanabis

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi K.M dispononte lëndë narkotike të cilën po e përpunonte në formë çokollate, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni “Përpunimi”

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.




Skip to toolbar