Fotolajm, Dasmë dhe zgjedhje

Opozita i ka bojkotuar zgjedhjet, presidenti i ka çdekretuar, militantët protestojnë, por ka nga ata që çfarëdo që të ndodhë nuk rrinë dot pa votuar.

Kështu ka bërë edhe çifti që shikoni në foton më lart. Megjithëse sot kanë ditën e tyre më të veçantë pasi kanë lidhur kurorë, ata kanë gjetur pak minuta kohë për t’u shkëputur nga dasma dhe për të votuar.

Fotoja është shkrepur në qendrën e votimit në fshatin Vlocisht të Korçës.

Nuk ka dhomë për çiftin Trump në “Buckingham Palace”

E çuditshme mund të duket, por ja që është e vërtetë. Nuk do të përgatitet asnjë dhomë për çiftin presidencial Trump në pallatin mbretëror “Buckingham Palace”, krejt ndryshe nga vizitat e mëparshme të presidentëve Bush dhe Obama. Dhe arsyeja është se pjesa Lindore e pallatit po rikonstruktohet, ndërsa as që bëhet fjalë për një dhomë në pjesën Perëndimore.

Kështu zoti dhe zonja Trump do të qëndrojnë në rezidencën e SHBA në ambasadën e saj në Londër.

Daily Mail shkruan se kjo është një lëvizje e pazakontë për një vizitë zyrtare kaq prestigjioze, por gjithashtu citon burime që thonë se nuk fshihet asgjë tjetër përveç faktit se pallati po rikonstruktohet.

Skip to toolbar