PD sulmon KED: Kualifikimi i Metanit, antikushtetues

Partia Demokratike ka dalë kundër vendimit të KED-së për të lejuar Artur Metanin për të vazhduar garën për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në një deklaratë për shtyp të shtunën Sekretari Ligjor i PD-së, Çlirim Gjata tha se kualifikimi i Artur Metanit nga KED është një vendim antikushtetues pasi ai ka mbajtur postin e këshilltarit të presidentit për 10 vite duke qenë kështu një person politik, gjë e cila nuk lejohet nga ligji.

Gjata gjithashtu tha se Metani është vëllai i ish ministres Englantina Gjermeni dhe është emëruar nga Rama në postin e Avokatit të Shtetit. Pra sipas tij ai është njeri i Ramës dhe kjo tregon se si po kapet drejtësia nga kryeministri.

“Kandidatura e Avokatit të Shtetit Artur Metani për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, dhe duhet të s’kualifikohet. Kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Artur Metani është në kushtet e ndalimit kushtetues dhe ligjor. Ai ka mbajtur funksionin e Këshilltarit Juridik të Presidentit të Republikës, në periudhën Maj 2002-Korrik 2012.

Por KED, siç e dimë tashmë, drejtohet nga dyshja besnike e Edi Ramës Dvorani – Arta Marku. Ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të plotësuar urdhrat e shefit të tyre Kryeministër, misioni i të cilit është të kapë çdo qelizë të organeve të reja të drejtësisë”, është shprehur Gjata.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi  është një institucion i dalë nga Reforma në Drejtësi e cila mbështetet nga ndërkombëtarët, monitorohet prej tyre dhe deri tani është cilësuar e suksesshme si nga BE ashtu edhe nga SHBA. Pro të vetmit që kanë ankesa janë PD dhe presidenti.

Analiza në Real Story: Meta në hall të madh, ai e di çfarë po gatuhet për të

Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, pati si temë të diskutimit krizën politike dhe shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi. Të ftuar në emisionin e të hënës ishin analistët Arian Vasjari, Skënder Minxhozi, gazetari Artan Hoxha dhe ish-kreytari i KQZ, Çlirim Gjata.

Artan Hoxha ka bërë një deklaratë befasuese në emision, pasi është shprehur se Ilir Meta e di mirë se çfarë po gatuhet për të. “Presidenti ka një hall të madh. Ai e di se çfarë ka bërë dhe se çfarë po gatuhet për të. Çfarë i ndodhi Presidentit që nga Gjiri i Lalëzit, doli në fushën e betejës?”, u shpreh Artan Hoxha.

Më tej, gjatë debatit, duke folur për përgjimet e Bild, gazetari Hoxha tregoi edhe një detaj tjetër interesant, që lidhet me njeriun që i shpërndau ato. Sipas gazetarit Artan Hoxha, nuk është Prokurori Besim Hajdarmataj ai që i ka çuar përgjimet te gazeta gjermane, por, sipas tij, ato i ka shpërndarë ish-kryerprokurori Adriatik Llalla.

“Përgjimet i ka nxjerr Adriatik Llalla. Nuk e ka bërë Besim Hajdarmataj, i ka bërë Adriatik Llalla, ai kishte akses tek ato”, tha Artan Hoxha. Gjithashtu, lidhur me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, dhe kryesisht të Prokurorisë Speciale (SPAK), e cila do të hetojë krimet e politikanëve, Artan Hoxha shprehet se për ky institucion nuk do të ketë rradhë, por hetimi do të fillojë me atë që kapet në flagrancë.

“Në momentin që fillon punën SPAK, aty nuk ka rradhë për hetimet. Hetimi më i shpejtë është për atë që kapet në flagrancë”, u shpreh Artan Hoxha. Për analistin Arian Vasjari, pyetja që shtohet është nëse ka material të mjaftueshëm për shkarkimin e Ilir Metës, megjithatë, ai thekson, se sipas tij, Presidenti është provokatori më i madh i Kushtetutës.

 “A ka material për të filluar procesin e shkarkimit të Presidentit të Republikës? Për këtë duhet ti referohemi dispozitave Kushtetuese. Veprimet e tij në muajt e fundit më bën që ta shoh Ilir Metën si provokatorin më të madh të Kushtetutës. Nuk mund të përfshihet në beteja politike”, tha Vasiari. Ndërkohë, Çlirim Gjata, u shpreh se nëse Ilir Meta nuk do të kishte nxjerr dekretin për zgjedhjet, askujt nga Qeveria nuk do i binte në sy qasja e Presidentit.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi, u shpreh se Ilir Meta dha indicie që në nisje të mandatit si President, se si do të ishte ai në këtë post. “Ju kujtohet fushata e 2017, sapo Ilir Meta u votua President, zbriti në fushatën e LSI dhe ka bërë një nga fushatat më të ashpra kundër Partisë Socialiste”, u shpreh ndër të tjera Minxhozi. /Realstory.al/

Skip to toolbar