Tirana, 75 vjet nga çlirimi i saj

Si sot, 75 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.  

Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH.

Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij. Menjëherë pas çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor 1944, me urdhër të Qeverisë së Përkohshme Antifashiste, e cila ato ditë ndodhej në Berat, një repart i ushtrisë partizane mori në ruajtje godinën qendrore të Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Tiranë. Çlirimi i Tiranës pati rëndësi të madhe politike e ushtarake dhe kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Medelenie Albrigt: Jam krenare që ndalëm luftën barabare së bashku!

Kosova ka kujtuar këtë 12 qershor ditën e përfundimit të luftës, pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s ndaj forcave serbe. Ishe vendosmëria e SHBA-së 20 vite më parë, që bëri që në Kosovë të merrte fund lufta e përgjakshme dhe spastrimi etnik i popullësisë shqiptare nga forcat serbe. Ish-sekretarja e Shtetit Amerikan, Madelenie Albrigt, ishte e pranishme në ceremonin ë 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, ku ka shprehur lumturinë për çlirimin e Kosovës.

“Jam e krenare me atë që kemi bërë së bashku. Lufta në Kosovë ka qenë një përballje e vrasjeve barbare ndaj popullësisë, më e rëndësishma është se ja dolëm. Fushata jonë ishte e vendosur në bazat e drejtësisë, sepse populli shiqptar po largohje dhe dëbohje edhe përgjigja jonë ishte JO”, tha Albright.

Ajo ka treguar kohën kur ishte në kamp ku ishin dëbuar mbi 20 mijë shqiptarë. “Më kujtohet një tok me shumë pluhur, ku ishin 20 mijë të dëbuar, dhe një fëmijë po e mbanete letrën që dëshironte të kthehej në Kosovë dhe i thash se kur të ktheheni NATO do të jëtë aty për të garantuar një jetë normale. Kosova ishte më në fund e lirë. Koha kishte ardhë të filloj një kohë e re për Kosovën dhe për rajonin”, tha Albrigt.

Skip to toolbar