Me ndihmën e Kolumbisë, Argjentina ka mundur të kalojë në turin tjetër të Copa America, pasi ka fituar ndaj Katarit me rezultatin 2-0. Argjentina rrezikonte të dështonte me turp në këtë kompeticion, pasi në dy ndeshjet e para grumbulloi vetëm një pikë. Megjithatë, në ndeshjen e kësaj të diele, Leo Messi dhe shokët e tij arritën të fitonin 2-0 ndaj Katarit, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Copa America.
Ishte Martinez ai që ndryshoi shifrat në minutën e 4` të sfidës, duke kaluar të tijët në avantazh. Më pas ndeshja vijon në këto kushte deri tetë minuta para fundit, kkur Sergio Aguero shënoi golin e dytë për Argjentinën, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Sakaq, Columbia fitoi 1-0 ndaj Paraguait, duke i dhënë një dorë ekipit të Argjentinës.
Kolumbezët kryesonin Grupin B me gjashtë pikë, dhe ishin kualifikuar që në ndeshjen e dytë, ndaj kundër Paraguait kanë luajtur pothuajse me ekipin e dytë. Megjithatë, as kjo nuk ka mjaftuar që Paraguai të fitonte, pasi ishte pikërisht ekipi i Kolumbisë që shënoi vetëm një gol, duke fituar takimin, dhe për rrjedhojë duke e mbyllur grupin me pikë të plota.