Brazili e nis mbarë Copa America, mund Bolivinë dhe kryeson grupin

SPORT


Brazili e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme turneun e Copa America, pasi ka mundur Bolivinë në ndeshjen e parë të këtij kompeticioni. Ka qenë Filipe Coutinho ai që ka hapur serinë e golave, duke gjetur rrjetën në minutën e 50`, pasi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Një prekje topi me dorë nga një nga lojtarët vendas nuk kishte dyshim për arbitrin e ndeshjes, i cili akordon penallti, që shndërrohet në gol nga Coutinho.


Tre minuta më vonë, pas një aksioni model të lojtarëve të Brazilit, është Firmino që nga brenda zonës i jep një kros Coutinhos, dhe ky i fundit nuk e ka të vështirë të shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes.

Pesë minuta më vonë, Everton shënon golin e tretë duke vulosur rezultatin në 3-0 për Brazilin, që i bën një nisje të mbarë Copa America.

Me fitoren e mëngjesit të kësaj të shtune, Brazili mban vendin e parë në Grupin a, ndërsa takimin e radhës skuadra “Selecao” e luan kundër Venezuelës. Peruja dhe Bolivia janë gjithashtu pjesë e këtij grupi, që ka si favorit për të vijuar në fazën e mëtejshme pikërisht Brazilin.




Skip to toolbar