Rikthimi i Neymar në “Camp Nou”, Barcelona i ofron Coutinhon PSG-së

Philippe Coutinho mund të largohet nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germain, duke i hapur rrugë rikthimit të Neymar në “Camp Nou”. Prej ditësh agjenti i Coutinho thuhet se ka nisur bisedimet me drejtuesit e PSG, për të siguruar një lëvizje të lojtarit drejt Parisit, gjë që do të lehtësonte kthimin e Neymar në Barcelonë.

Që kur u bashkua me Barçën për 145 milionë euro në janar të 2018, ish-sulmuesi i Liverpool, nuk ka pasur sukses në “Camp Nou”, në krahasim nga çka pritej prej tij. Sipas gazetës katalanase, Sport, agjenti i Coutinho ka negociuar me drejtorin e ri sportiv të PSG-së, Leonardon, për të parë mundësinë e një transferimi të mundshëm të brazilianit drejt Parisit.

Në këtë mënyrë do t`i hapej rruga rikthimit të Neymar te Barcelona, pasi kostoja e transferimit do të ulej. Katalanasit, sipas këtij skenari, do të paguajnë 130 milionë euro për rikthimin e Neymar, duke dhënë në këmbim edhe Coutinhon.

27-vjeçari ka qenë prej kohësh objektiv i kampionëve francezë dhe, siç thekson Sport, paga e tij do të jetë dukshëm më e ulët se ajo e Neymar. Nëse Coutinho do të largohet drejt Parisit, Barcelona do të ishte gati të bënte dhe hapin e radhës duke i ofruar pronarëve të PSG-së edhe dy emra të tjerë, Ivan Rakitiç dhe Ousmane Dembele.

Dështoi te Barcelona, shitja e Coutinho-s i shpëton klubit 25 mln euro!

Barcelona mund të shpëtojë 25 milionë euro nga shitja e Philipe Coutinho gjatë merkatos së verës. Braziliani ka qenë një nga blerjet më të shtrenjta të Barcelonës një vit e gjysmë më parë, por paraqitja e tij nuk ishte kurrë ajo që priste klubi Blaugrana, duke u kthyer në zhgënjim për tifozët katalanas.

Nëse Barcelona arrin të shesë Coutinho-n gjatë verës, në aspektin ekonomik ai do të ishte me fitim për klubin, pasi Barcelona nuk do të paguante klauzolat e parashikuara në kontratë.

Braziliani mbrriti në “Camp Nou” për shifrën e 120 milionë euro, plus 40 milionë euro bonuse dhe shpërblime, që do ti kushtonin në total Barcelonës 160 milionë euro. Aso kohe “The Guardian” zbuloi këto klauzola shtesë në kontratën e Coutinho-s, që kapnin vlerën e 40 milionë euro. Nga këto, sulmuesi ka përfituar deri më tani 15 milionë dhe ka ende 25 milionë euro të tjera për të përfituar.

Por nëse ai largohet në verë nga katalanasit, klubi kursen 25 milionë euro. Klauzolat janë të ndara kështu: 5 milion euro për kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë dhe pesë të tjera për të njëjtën arsye në sezonin e tij të dytë. Këto të dyja kanë ndodhur dhe Coutinho i ka përfituar bonuest.

5 milionë euro të tjera i ka përfituad sipas kaluzolës se ai duhet të luante 25 ndeshje, gjë që e ka arritur. Kështu ai ka përfituar një total prej 15 milionë eurosh bonuse. Mirëpo kanë mbetur dhe 25 të tjera, që Coutinho duhet t’i përfitojë nëse arrin të luajë 100 ndeshje me Barcelonën, ku përfiton automatikisht 20 milionë euro, ndërsa 5 milionë të tjera i përfiton nëse arrinë të fitojë Ligën e Kampionëve.

Deri më tani Coutinho ka luajtur 77 ndeshje me Barcelonën dhe nuk e ka fituar ende Ligën e Kampionëve, duke mos i përfituar këto bonuse. Nëse ai largohet nga Barcelona në verë, klubi do i kursente këto para, teksa do të përfitonte të tjera nga shitja e tij.

Skip to toolbar