Tërmetet në Korçë, bëhet bilanci paraprak i dëmeve materiale

Pas qetësimit të gjendjes në Korçë nga lëkundjet e tërmeteve ka nisur edhe vlerësimi paraprak i dëmit material. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se sipas vlerësimit paraprak dëmi material llogaritet të jetë 200-250 milionë lekë të reja, ndërsa dëmet më të mëdha paraqiten në fshatin Floq. Filo foli edhe për ndërtimin nga e para të 60 shtëpive, ndërsa 90 të tjera do të rikonstruktohen.

“Grupet e eksperteve kanë filluar prej 2-3 ditësh vlerësimin e dëmeve të shkaktuar për bashkinë e Korçës, ka pasur një përllogaritje fillestare të faturës të rikonstruksionit të shtëpive. Kemi bëre një vlerësim paraprak dhe kemi llogaritur një vlere të ndërtimit të rreth 60 shtëpive te cilat duhen ndërtuar nga e para, 90 banesa të cilave u duhet një rikonstruksion,që varion nga rikonstruksioni më i plote deri tek rikonstruksion i pjesshëm. Vlera paraprake i përllogaritur nga komisioni i eksperteve varion nga 200 deri në 250 milion leke të reja për demet e shkaktuara në bashkinë e Korçës ku përfshihet kryesisht në fshatin e Floqit, por edhe në fshatra të tjerë të Bashkisë Korçë” – tha Filo

Dëmet e tërmetit në Korçë, Rama: Të gjitha shtëpitë do të ndërtohen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me tërmetet e rëna në Korçë dhe dëmet materiale që janë shkaktuar në disa fshatra të qytetit. Rama ka thënë se pas inventarit të dëmeve do të nisë dëmshpërblimi dhe rindërtimi i të gjitha banesave.

“Të gjitha banesat do të rindërtohen. Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!.” shkruan Rama krah një video të publikuar ku shfaqen pamje nga banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Korça prej tre ditësh vijon të lëkundet duke detyruar shumë banorë të fënë nëpër çadra apo nëpër makinat e tyre. Sipas të dhënave zyrtare 184 banesa janë të dëmtuara, 95 prej të cilave janë prishur tërësisht.

ERTV Live😊: TE GJITHA BANESAT DO TE RINDERTOHEN🤝 – Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!

Gepostet von Edi Rama am Montag, 3. Juni 2019
Skip to toolbar