Tërmetet në Korçë, bëhet bilanci paraprak i dëmeve materiale

AKTUALITET


Pas qetësimit të gjendjes në Korçë nga lëkundjet e tërmeteve ka nisur edhe vlerësimi paraprak i dëmit material. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se sipas vlerësimit paraprak dëmi material llogaritet të jetë 200-250 milionë lekë të reja, ndërsa dëmet më të mëdha paraqiten në fshatin Floq. Filo foli edhe për ndërtimin nga e para të 60 shtëpive, ndërsa 90 të tjera do të rikonstruktohen.

“Grupet e eksperteve kanë filluar prej 2-3 ditësh vlerësimin e dëmeve të shkaktuar për bashkinë e Korçës, ka pasur një përllogaritje fillestare të faturës të rikonstruksionit të shtëpive. Kemi bëre një vlerësim paraprak dhe kemi llogaritur një vlere të ndërtimit të rreth 60 shtëpive te cilat duhen ndërtuar nga e para, 90 banesa të cilave u duhet një rikonstruksion,që varion nga rikonstruksioni më i plote deri tek rikonstruksion i pjesshëm. Vlera paraprake i përllogaritur nga komisioni i eksperteve varion nga 200 deri në 250 milion leke të reja për demet e shkaktuara në bashkinë e Korçës ku përfshihet kryesisht në fshatin e Floqit, por edhe në fshatra të tjerë të Bashkisë Korçë” – tha Filo





Skip to toolbar