Tërmeti në Korçë, nis ndërtimi i shtëpive, Balluku: Të parat, familjet në nevojë

Shtëpitë e shkatërruara nga tërmetet e rëna në Korçë kanë nisur të rindërtohen. Dëmet më të mëdha tërmeti i shkaktoi në fshatin Floq, Qafzez dhe Vidohovë. Të martën ka nisur simbolikisht ndërtimi i shtëpisë së parë por që do të vijojë me ndërtimin e 124 banesave që janë shkatërruar plotësisht nga tërmeti. Gjatë nisjes së punimeve ka qenë e pranishme Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Ministrja Balluku tha se qeveria është e impenjuar për të mbledhur fonde për rindërtimin e të gjitha shtëpive të shkatërruara dhe në rikonstruksionin  e atyre pjesërisht të dëmtuara. Puna do të nis me 40 shtëpitë e para të familjeve më në nevojë tha Balluku, deri në përfundimin e të gjitha shtëpive të dëmtuara.

“Qeveria shqiptare është impenjuar për të ngritur fonde solidariteti qoftë nga bizneset, bashkitë që na kanë mbështetur. 124 shtëpitë që janë të pabanueshme do të ndërtohen. Janë 40 shtëpi që do të nisin nga puna. Jemi duke nisur simbolikisht me njërën nga banesat. Sot një ditë me shi si për të na treguar që duhet ti marrim sa me shpejt masat. Kantieret do të hapen paralelisht në zone dhe do nisin punën menjëherë. Të gjithë investitorët do nisin punën paralelisht. Edhe në Qafzez e në Vidohovë. Ne kemi priorizuar familjet me vështirësi sipas kritereve apo problemeve sociale. Do nisim punë nga ata që janë më të dëmtuar. Këto fonde janë siguruar nga investitorët që bashkëpunojnë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë” tha  Balluku

Studimi: Duhani dëmton edhe…sytë

Që duhani dëmton shëndetin e dinim të gjithë. Ajo që nuk dinim është se përveç problemeve me zemrën, mushkëritë, me lëkurën, ai shkakton edhe probleme me Sytë.

Sipas studimeve 1 në 5 persona mund të përfundojnë në verbëri nga pirja e duhanit. Duhanpirësit kanë dy herë më shumë gjasa të humbin shikimin e tyre krahasuar me personat që nuk e konsumojnë atë. Kjo ndodh sepse tymi i duhanit mund të shkaktojë dhe të përkeqësojë sytë për shkak të kimikateve toksike që përmban. Njerëzit kanë tendencë të dinë për lidhjen midis pirjes së duhanit dhe kancerit, por nuk janë të vetëdijshëm për ndikimin që pirja e duhanit mund të ketë mbi sytë.

Gazi lotsjellës, i certifikuar nga BE dhe importuar edhe gjatë qeverisë Berisha

Gazi lotsjellës i përdorur gjatë protestave të opozitës nga policia ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët, të cilët kanë mbetur të lënduar por dhe vetë organizatorët e protestës.

Opozita është shprehur shpesh se gazi lotsjellës mund të ketë përmbajtje të tjera kimike që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Por sipas një dokumenti zyrtar gazi i përdorur është i certifikuar nga BE dhe NATO dhe se të tilla granata apo fishekë lotsjellëse për shotgan janë importuar edhe më 23 mars 2011 në kohën kur qeveriste Sali Berisha, pak kohë pas protestës së 21 janarit.

Dokumentet tregojnë se ky gaz është certifikuar sipas parametrave të Bashkimit Europian dhe lëndë të ngjashme tregtohen në të gjithë vendet e Europës perëndimore. Përveç efekteve të parashikuara, si lotët, kolla dhe veshja e shikimit, gazi nuk përmban elemente të tjerë të dëmshëm.

Skip to toolbar