Deputeti gjerman apel opozitës: Të futet në zgjedhje

Gjermania i ka bërë apel opozitës shqiptare që të futet në zgjedhjet e 30 qershorit. Deklarata është bërë sot nga ambasada gjermane në Tiranë përmes deputetit të Bundestagut, Christian Petry, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Teksa ka komentuar situatën politike në Shqipëri, deputeti gjerman e ka cilësuar të gabuar rrugën e ndjekur nga opozita e cila ka djegur mandatet e deputetëve ndërsa i ka bërë thirrje asaj që të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

“Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita.

PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë. Ata mund të angazhohen me të më shumë forcë dhe energji.”- është shprehur deputeti gjerman, Petry.

Ai e ka cilësuar arritje historike reformën në drejtësi, ndërsa ka kërkuar që të vazhdojë lufta kundër krimit dhe drogës.

“Reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës”, është shprehur deputeti gjerman.

Skip to toolbar