Deschamps i thotë “jo” Juventusit: Mendoj vetëm për Francën

Juventus zyrtarizoi pak ditë më parë largimin e Masimiliano Allegrit nga posti i trajnerit për sezonin e ardhshëm. Tashmë “Zonja e Vjetër” është në kërkim të një trajneri të ri, që do të marrë drejtimin e klubit për sezonin e ardhshëm. Shumë emra kanë dalë në skenë për këtë pozicion, mes të cilëve dhe ai i trajnerit aktual të kombëtares së Francës, Didier Deschamps.

Mirëpo ky i fundit ka folur sot për mediat duke përgënjeshtruar lajmet që e lidhin me një lëvizje të mundshme drejt Torinos. “Nuk kam asnjë derë për të hapur, e ardhmja ime është këtu”, ka thënë fillimisht Deschamps. “E gjithë energjia ime dhe përqëndrimi im është i fokusuar te kualifikueset e Francës për kampionatin evropian”.

“Gjithashtu shpresoj që të arrijmë të marrim pjesë në këtë garë kontinentale. Për mua është shumë e qartë, e ardhmja ime është e lidhur me ekipin kombëtar francez. Nuk ka derë për t`u hapur ndaj mundësive të tjera”, tha trajneri aktual i Francës.

Skip to toolbar