Një ditë pas vrasjes në Kavajë, foli për
mediat Marsida Qatja, e cilësuar edhe si shkaku i sherrit që çoi në një të vdekur
dhe një të plagosur. Marsida tha se nuk ka asnjë lidhje me viktimën Dritan
Haxholli, ndërsa Bledar Toçin e kishte shok, por e takonte rrallë kur vinte për
kafe në Kavajë. “Ai erdhi të më ndihmonte dhe të fliste me Dritanin” tha
Marsida e cila shtoi se askush nuk ia kishte marrë mendja se ngjarja do të
kishte një rrjedhë të tillë.
30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, bashkëshorti
i së cilës prej 2 vitesh e gjysmë ndodhet në burg në Gjermani, tha se nuk ka
pasur asnjëherë lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin.
“Na
vjen çdo natë në dritare, na gjuan, do ju vrasë, do hyj brenda. Mora në telefon
Bledarin, ndërsa Xhuljo ishte në shtëpi që të mos isha vetëm me Bledarin. E
kishim shok Dritanin, se pinte kafe ku pinim edhe ne. Thoshte: Marsid jam në
kërkim nga policia, ta pi kafen tek ju tek agjencia. Ndoshta ky është gabimi
ynë. Vinte për ditë në dritare, hë moj ke shoqëri s’na fut brenda, pse s’na
fton për drekë.
Me
Bledarin kam marrëdhënie shoqërore, nuk u takonim shpesh. U takonim kur vinte në Kavajë për kafe, i
thash për Dritanin i thash kemi kohë që duam ta largojmë edhe si shok, na vjen
në dritare na shqetëson, na kërcënon. As Bledari vet nuk e mendonte këtë
pasojë, Bledari tha do ta takoj do ta sqaroj si njeri. Xhulio është komshiu,
është çun i urtë” tha Marsida për mediat.
Marsida Qatja tregoi se 41-vjeçari prej kohësh
e përndiqte, i kërkonte të dalë për kafe, e ka kapur për flokësh dhe shtyrë me
forcë, ndërsa vazhdimisht e ka kërcënuar me armë në shtëpinë e saj dhe në
agjencinë e udhëtimeve që ajo administron në qytetin e Kavajës. Në lidhje me
ngjarjen e ndodhur në banesën e saj, Qatja thotë se kishte njoftuar Bledarin të
vinte të shtëpia e saj se ndihej e kërcënuar. Ai i kishte kërkuar të mos rrinte
vetëm në banesë dhe për këtë kishte thirrur fqinjin e saj shumë më të vogël në
moshë, Xhuljon. Haxholli ka ardhur me automatik, siç i vinte gjithmonë në
dritaren e shtëpisë, dhe se vetë ajo i ka thënë të ngjitet në apartament për tu
sqaruar si njerëz. Derën e ka hapur Bledar Toçi dhe Haxholli i thirri me emër
dhe mbiemër, duke lënë të kuptohet se njiheshin me njëri-tjetrin. Haxholli ka
qëlluar me automatik, duke e lënë të plagosur në qafë Bledar Toçin. Ngjarja bëhet
edhe më tragjike pasi e gjithë kjo ka ndodhur në sy të fëmijës 2-vjeçar.
Marsida tha se pasi qëlloi Toçin, Dritani e tentoi të qëllonte fëmijën por i
ngeci arma, në këtë kohë ka ndërhyrë Bledari duke e vrarë.
“Dritani
erdhi dhe na kërcënonte, nuk kishte marrëdhënie me mua. Unë jam një gocë që më
njohin të gjithë, di të dal nga situata dhe nuk bëj situata të tilla, kam
shoqëri nga gjithë Kavaja, kaloj shumë mirë me të gjithë.
Ka
ardhur gjithmonë, kam qenë unë që e kam qetësuar, jo pa qëllim e mora Bledarin.
Nuk e kam parë asnjëherë pa armë, vinte gjithmonë me armë, ka vrarë dy policë
në Greqi ka qenë i dënuar me dënim të përjetshëm, i hodhi nga kati i 14, na ka
kërcënuar të gjithëve. I dija këto doja të merrja policinë, por nuk e mendova
se do bënte këtë. Në momentin që bënte këto gjëra, më shtynte mua, më kapte për
flokësh, hajde këtu se do dalim, do pimë një kafe bënte skena të tilla, në
momentin që do njoftoja policinë mendoja, e mendova më keq do e mbajë policia 6
muaj e do dalë, ne do ikim të gjithë. Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma ne
do të kishim vdekur të gjithë.
Ai vetë
e kërkoi. Edhi me armë, gjuajti vet i pari, ndërsa pjesën e Bledarit jo se
është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë sa më lartë. Dritani ka drejtuar
armën tek fëmija im, i gjuajti Bledarit, prapë nuk bëri gjë, kur donte të
vriste fëmijën tim Bledari kërkoi vetëmbrojtje normal, dhe e qëlloi. Dritani
ishte i pirë me alkool dhe lëndë narkotike vinte përnatë.” tha ajo për mediat nga kangjellat e dritares së banesës së saj.