Gjendet një kufomë në det, policia e Durrësit nis hetimet

Një person i pajetë është gjetur të hënën i mbytur në det. Trupi i tij është gjetur nga Policia e Kufirit në Durrës dhe mendohet se i përket nj burri rreth të 60-tave.

Trupi i pajetë është gjetur në largësi 1.5 milje nga bregu në stacionin ‘Hekurudha’.

Policia kufitare e ka nxjerrë në breg trupin e pajetë dhe po e dërgon në morg në pritje të identifikimit pasi viktima nuk ka pasur mjet identifikimi me vete.

Anija “Butrinti” shpëton gomonen me 50 emigrantë

Ministria e Mbrojtjes njofton sot se anija “Butrinti”, e Forces Detare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit të Chiosit.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojes bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantët janë marre nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.

Skip to toolbar