Kokainë e dhunë në familje, 4 në pranga në Tiranë

Policia e Shtetit njoftoi të dielën se arrestoi 4 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit, mësohet se është arrestuar një 36-vjeçar me inicialet E.M., pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, u kap në flagrancë duke kryer punime pa leje në lokalin e tij.

Shërbimet e forcës “Shqiponja”, vunë në pranga një shtetas me inicialet K.Gj., 27-vjeç, banues në Rrëshen. Ky shtetas u arrestua pasi është ndaluar në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Pas kontrollit të kryer nga policia, rezultoi se 27-vjeçari kishte thyer urdhërin “Arrest shtëpie”, duke dalë nga banesa.

Po forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me sektorin e narkotikëve, arrestuan një 31-vjeçar me inicialet J.Ç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetë në çantën e krahut 1.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Personi i katërt i arrestuar nga policia, është 41-vjeçari me inicialet G.H., banues në Tiranë. Ky shtetas ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndaj, policia e arrestoi për akuzën e “Dhunë në familje”.  Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Elbasan, plagos ish gruan, djalin dhe kunatin, burri dhunues e pëson dhe vetë

Dhuna në familje ka çuar në plagosjen e katër personave. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Elbasanit, ku policia ka ndërhyrë në kohë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. 50-vjeçari me iniciale N.J. ka dhunuar me sende të forta ish gruan e tij dhe të birin, por nga ngjarja ka përfunduar i plagosur edhe vetë.

Gjithashtu edhe vëllai i ish gruas të tij ka mbetur i plagosur pasi ka ndërhyrë për të shmangur dhunën. Pas njoftimit të policisë është bërë ndërhyrja në kohë për të shmangur ndonjë tragjedi. 50-vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Dhunë në familje” në Gjykatën e Elbasanit.

Cërrik, plagos nipin, arrestohet 57 vjeçari

Një person është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi akuzohet për dhunë në familje. Arrestohet shtetasi me iniciale N.K., 57 vjeç, banues në fshatin Shkozë, të Belshit, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta nipin e tij shtetasin: M.K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje”.

E vret me gjakftohtësi në shtëpi, e qan në burg

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Memaliajn, ku burri varu gruan e tij, duket se ka ardhur edhe pendimi i tij.

Skënder Hoxha, nuk e pranoi krimin në fillim, por më pas tha se e kishte bërë ai për shkak se bashkëshortja e tij, Antoneta Hoxha, po i kërkonte llogari se ku i kishte shpenzuar kursimet e përbashkëta të disa viteve.

“Nuk durova dot se kishte një muaj që më kërkonte llogari se ku i kisha shpenzuar kursimet tona dhe e godita me levë pas kokës.” – ka thënë ai në dëshminë e tij.

Mësohet se gjatë qëndrimit në dhomat e paraburgimit ai ndodhet në efektin e qetësuesve sepse gjatë gjithë kohës qan dhe kërkon të shoqen.

Skip to toolbar