Dhunuan policinë gjatë tubimit tek Unaza e Re, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar për kundërshtim dhe dhunim të forcave të policisë. Në pranga kanë rënë shtetasit E.F., 27 vjeç, dhe M. F., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët gjatë protestave në zonën e Astirit kanë goditur me sende të forta tre efektiv policie.

Këta persona më datë 22 korrik gjatë një tubimi pranë “Unazës së Re” kanë goditur me sende të forta dhe kanë penguar për kryerjen e detyrës tre punonjës të policisë, të cilët ishin dislokuar në shërbim për ruajtjen e rendit publik.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar me dhunë, duke i goditur me sende të forta efektivët e policisë në momentin e shoqërimit të tyre për në ambientet e Policisë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Dhunuan efektivët e policisë, arrestohen 3 të rinjtë në Kamëz

Tre persona të shpallur në kërkim pasi kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë janë arrestuar. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, në një lokal në Kamëz, ku policia vajti pas denoncimit për zhurmën dhe ndotje akustike deri në orët e vona të natës. 3 personat kanë kundërshtuar me dhunë policinë për të mos lejuar mbylljen e lokalit dhe më pas janë larguar.

Pas kërkimit nga policia , në pranga kanë rendë shtetasit Elson Koldashi, 24 vjeç,  Festim Tanushi, 23 vjeç dhe Ardjan Hamzaj, 29 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Tre të rinjtë do të përballen me akuzat për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Skip to toolbar