Sulmohet oficeri i krimeve në Shkodër, i digjet makina

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të enjtes, për shkaqe ende të panjohura. Makina e djegur i përket oficerit të krimeve në policinë e Shkodrës, Arbër Duli.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mahalla e Çakejve”, rreth orës 4 të mëngjesit teksa mjeti ka qenë i parkuar. Makina është përfshirë nga flakët në pjesën e prapme të saj, ndërsa nuk raportohen të lënduar. Mjeti tip “Volkswagen pasat” është djegur me benzinë sipas dyshimeve ndërsa është thyer edhe xhami para nga nxehtësia.

Mjeti është dërguar në policinë e Shkodrës dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Oficeri Arbër Duli punon prej disa vitesh në policinë e Shkodrës dhe së fundmi mban detyrën në sektorin e krimeve. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e autorëve dhe shkaqeve të sulmit që i është bërë oficerit të krimeve në Shkodër.

E dinin lojë, shokët e lyejnë me benzinë dhe i vënë flakën 8-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lagje të Rusisë, ku një 8-vjeçar është djegur nga shokët e klasës së tij. Disa fëmijë moshatar, kanë lyer me benzinë 8-vjeçarin Kyrylo Yatsun, dhe më pas i kanë vënë flakën.

Fëmija është duke luftuar me jetën, pasi ka pësuar djegie në 35 % të trupit të tij. Ai u sulmua nga djemtë, teksa po luante poshtë shtëpisë së tij. Djemtë, të cilët e ngacmonin atë edhe në shkollë, i ishin afruar djaloshit dhe e kishin lyer bluzën e tij me benzinë dhe më pas i dhanë flakën me një çakmak. 8-vjeçari ishte shtrirë në tokë duke bërtitur nga dhimbjet, ndërsa djemtë e tjerë qeshnin me të madhe, të cilët mesa duket e mendonin si lojë.

Nuk tërhoqi akuzat për ngacmim seksual, digjet e gjallë 19 vjeçarja

16 persona janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë djegur të gjallë një 19 vjeçare, e cila nuk pranoi të tërhiqte akuzat për ngacmim seksual.

Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, u lye me lëndë djegëse në çatinë e shkollës dhe më pas iu vu flaka nga një grup njerëzish të mbuluar me burka për të mos u identifikuar. Ngjarja ndodhi në Bangladesh, një ditë pasi 19 vjeçarja paraqiti një ankesë në polic për ngacmim seksual ndaj drejtorit të shkollës ku studionte.
I akuzuari, i cili ishte arrestuar mendohet se e ka urdhëruar vrasjen e vajzës nga burgu. 19-vjeçarja pësoi djegie në 80% të trupit të saj dhe nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve. Gjatë periudhës së trajtimi mjekësor, ajo ishte në gjendje të jepte një deklaratë se si ndodhi ngjarja.

Rasti nxiti protesta masive në Bangladesh dhe theksoi edhe njëherë gjendjen e pambrojtur të viktimave të sulmeve seksuale.

Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit në Tiranë

Një makinë tip “Citroen” ngjyrë vishnje me targë TR 9837 S është djegur gjatë mesnatës në Tiranë në rrugën Grigor Heba pranë Stadiumit Selman Stërmasi. Makina rezulton të jetë në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Çështja është marrë nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se mund të jetë një sulm për shkak të profesionit raporton Shqiptarja.com

Sokol Binaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit dhe ka qenë i përcaktuar me short për dosjen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri, ndërsa aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dosjen Izet Haxhia.

Gruaja i djeg 40 mijë euro gjatë gatimit

Një sipërmarrës nga San Dona del Piave, Itali, është akuzuar për mashtrim tatimor duke shmangur pagesat e taksave. Sipërmarrësi Alberto Vazzoler, 40 vjeç, kishte fshehur 40 mijë euro në furrën e sobës, deri sa t’i gjente një vend më të sigurt. Mirëpo paratë e grumbulluara në fakt patën një fund edhe më të trishtë. Gruaja e tij, e cila nuk dinte gjë, i ka djegur aksidentalisht gjatë gatimit. Mund t’ju duket si një histori filmash komedi, por në fakt është e vërtetë.

Paratë e djegura vërtetojnë dyshimet e policisë se sipërmarrësi kishte sasi të mëdha të ardhurash, të padeklaruara, në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në 2016, por u zbulua pas përgjimit të një telefonate të gruas së tij, Silvia Moro, e cila është gjithashtu nën hetim nga policia. Ajo i tregonte të motrës për paratë dhe faktin që nuk i pa kur vuri tavën për të pjekur në furrë.

Skip to toolbar