BE mbyll derën, Tusk: Nuk ishte faji juaj, mos u dorëzoni

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk shfaqi zhgënjim dhe keqardhje që vendet anëtare nuk arritën të gjenin një venim unanim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tusk tha se për këtë nuk është aspak faji i dy vendeve dhe se ato janë gati për hapjen e negociatave, por disa shtete anëtare nuk janë ende gati për zgjerimin të BE.

Diskutimi për hapjen e negociatave u shty në maj të 2020, ndërsa Tusk bëri thirrje për qytetarët shqiptarë dhe maqedonas që të mos dorëzohen dhe pse janë të zhgënjyer nga ky vendim.

Mbrëmë udhëheqësit diskutuan për zgjerimin. Shumica dërrmuese dëshironte të hapte bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sidoqoftë, një vendim i tillë kërkon unanimitet, dhe nuk pati unanimitet dje. Kjo është arsyeja pse BE do t’i rikthehet kësaj çështje para samitit të Zagrebit në maj të vitit 2020. Më lejoni të jem shumë e qartë: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë. Dhe raportet e Komisionit janë gjithashtu të qarta se të dyja këto vende bënë atë që u kërkua të bënin. Dhe miratimi i Marrëveshjes së Prespës ishte një arritje vërtet e jashtëzakonshme. Kështu që të dy vendet kanë të drejtë të fillojnë negociatat e BE-së që nga sot. Ata janë gati. Fatkeqësisht, disa shtete anëtare nuk janë ende gati. Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi arritur të marrim një vendim pozitiv. Personalisht, mendoj se ishte një gabim, por nuk do ta komentoj më tej.

Sot do të doja t’ju dërgoja një mesazh miqve tanë maqedonas dhe shqiptarë: ju lutem mos u dorëzoni. Unë e kuptoj plotësisht zhgënjimin tuaj, sepse keni bërë pjesën tuaj dhe ne nuk kemi. BE është një entitet politik i ndërlikuar dhe është e vërtetë që nganjëherë duhet shumë kohë për të vendosur. Por nuk kam dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtare të plota të Bashkimit Evropian.” tha Tusk

Kreu i KE, Tusk, të martën në Tiranë për negociatat

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk viziton të martën Tiranën zyrtare në kuadër të një turi që do të zhvillojë në dy shtetet e Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Në orën 15.00 ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama ku pritet të japë lajmin e mirë për negociatat. Që të dyja shtetet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, presin përgjigjen pozitive të Këshillit të Europës për çeljen  negociatave më 18 tetor për vazhdimin e procesit të integrimit në BE. Pritet që Tusk të jetë i pari që do të japë lajmin e mirë për këto dy vende, por mendohet se vizita e tij do të shoqërohet edhe me disa kushte shtesë.

Në një intervistë të mëhershme për të përditshmen malazeze Vijesti, komisioneri europian për Zgjerimin, në largim, Johanes Hahn shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit. Për Shqipërinë, Hahn vlerësoi veçanërisht përparimin që është bërë me reformën në drejtësi, të cilën sipas tij Brukseli duhet ta shpërblejë.

“Jam krenar për reformat që janë realizuar në Shqipëri, veçanërisht me procesin e Vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, që ka ngritur një themel të ri në procesin gjyqësor dhe mund të shërbejë si model për të tjerët. Si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, është shprehur Hahn.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Hahn vlerëson marrëveshjen e Prespës që i dha fund mosmarrëveshjeve disa dekadëshe me Greqinë.

Edhe Gjermania dha sinjale pozitive për një përgjigje pohuese për negociatat gjatë takimit që kryeministri Rama zhvilloi të premten me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Pritet që vendimi pozitiv i Gjermanisë të ndikojë edhe tek vendet skeptike siç janë Franca dhe Holanda. Të gjitha gjasat janë që në 18 tetor Shqipëria të marrë përgjigjen pohuese për çeljen e negociatave me BE-në./realstory.al

Negociatat, Donald Tusk viziton Tiranën

Në kohën kur ka mbetur vetëm një muaj për të mbushur mendjet e vendeve skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Tirana do të vizitohet nga presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Vizita e tij do të zhvillohet më 17 shtator, ku pritet të takohet me drejtuesit kryesor politik në vend, ku në fokus të bisedave të tyre do të jetë hapja e negociatave. Zgjidhja e krizës politike apo dhënia e provave konkrete dhe të prekshme për funksionimin e Reformës në Drejtësi, gjithashtu besohet të jenë temë e diskutimeve. BE kërkon që të shohë rezulton konkrete të ndryshimit të gjërave në Shqipëri dhe kjo është e vemja mënyrë për të bindur edhe më skeptikët që të japin dritën jeshile për procesin e integrimit të vendit.

Gjatë ditës së premtes edhe kryeministri Rama ka nisur takimet në Berlin, ku është takuar me kancelaren Merkel, takim që e ka vlerësuar me nota optimiste për marrjen një “po” nga Gjermania.  Rama tha se Shqipëria ka pak në dorë sa i përket vendimi të Këshillit Evropian për negociatat, gjithsesi, Tirana po punon që zëri i Gjermanisë të jetë në favorin e shqiptarëve. Nëse Gjermania jep “po” kjo është një  vendim domethënës që do të ndikojë edhe në procesin e reflektimit të vendeve të tjera skeptike.

Pas takimit me Ramën, Tusk mesazh BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërkohë që mesazhi që i çon vendeve të BE-së është që të përcaktojnë sa më parë datën e nisjes së negociatave.

“Besoj se ka vetëm një vendim dhe çështja nuk është nëse, por kur”, shkruan ai në postimin e tij në twitter duke i sugjeruar KiE vijimin e bisedimeve mes unionit dhe 2 vendeve të Ballkanit sipas rekomandimeve të KE-së.

Kjo thirrje e Donald Tusk vjen vetëm një ditë pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel. Ndërkohë që këto ditë pritet të mblidhet Këshilli i Evropës dhe të marrë në shqyrtim rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Dilemë mbetet vetëm data se kur do të nisin, në qershor apo në shtator.

Skip to toolbar