Bakaj dopietë në Bjellorusi dhe fitore për ekipin

Elis Bakaj vijon të jetë vendimtar për Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një dygolësh tjetër në kampionat, duke i dhënë fitoren ekipit të tij në sfidën ndaj Minsk. Bakaj hapi serinë  e golave në minutën e 13` për skuadrën e tij, duke barazuar ndeshjen pasi Minsk kishte kaluar më herët.

Më pas skuadra mike realizon përsëri, ndrsa Igor Burko barazon për Soligorsk. Ndeshja do të vijojë të jetë në barazpeshë deri në minutën e fundit të takimit, ndonëse miqtë luajnë gati 25 minuta me një lojtar më pak.

Në fund, Elis Bakaj fiton një penallti të cilën e ekzekuton skatë nga pika e bardhë dhe i jep fitoren skuadrës së tij. Aktualisht, futbollisti shqiptar ka shënuar 6 gola në kampionatin bjellorus, ndërsa ka asistuar dhe pesë herë të tjera. Bakaj është prej dy sezonesh pjesë e ekipit të Shakhtyor Soligorsk në Bjellorusi, dhe duket se ka marrë rol lideri për ekipin e tij.

Jahmir Hyka shënon dopietën e parë në Izrael (video)

Jahmir Hyka po gjen ritmin në kampionatin izraelit të futbollit, që pas transferimit në janar të këtij viti te skuadra e Macabi Netanya.

Mesfushori shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, teksa ka shënuar një dygolësh, që i dha fitoren ekipit të tij.

Goli i parë erdhi që në fillim, kur Hyka realizoi në minutën e 6′, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Barshazky shënoi katër minuta më pas, duke dyfishuar avantazhin për vendasit.

Ndërsa Hyka shënon në minutën e 26′, duke trefishuar avantazhin e skuadrës së Netanya. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë miqtë ngushtojnë diferencën në 3-2, por pa arritur të kthejnë rezultatin.

Ekipi i Jahmir Hykës ndodhet në vend të katërt në kampionatin izraelit të futbolli, me vetëm dy pikë diferencë nga vendi i tretë që të çon në kupat e europës sezonim e ardhshëm.

Skip to toolbar