Jahmir Hyka shënon dopietën e parë në Izrael (video)

Më të fundit


Jahmir Hyka po gjen ritmin në kampionatin izraelit të futbollit, që pas transferimit në janar të këtij viti te skuadra e Macabi Netanya.

Mesfushori shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, teksa ka shënuar një dygolësh, që i dha fitoren ekipit të tij.


Goli i parë erdhi që në fillim, kur Hyka realizoi në minutën e 6′, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Barshazky shënoi katër minuta më pas, duke dyfishuar avantazhin për vendasit.

Ndërsa Hyka shënon në minutën e 26′, duke trefishuar avantazhin e skuadrës së Netanya. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë miqtë ngushtojnë diferencën në 3-2, por pa arritur të kthejnë rezultatin.

Ekipi i Jahmir Hykës ndodhet në vend të katërt në kampionatin izraelit të futbolli, me vetëm dy pikë diferencë nga vendi i tretë që të çon në kupat e europës sezonim e ardhshëm.




Skip to toolbar